Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Nuk mund të flemë mbi dafina.”
Jeta është e mbushur plot me emocione dhe përjetime. Disa prej tyre janë të bukura disa jo. Jetojmë në një shoqëri që të detyron me çdo kusht të jetosh mirë dhe në bollëk , që të fton të çrrënjosesh medoemos emocionet negative dhe te kultivosh vetem ato te bukurat dhe të kendeshmet. Pjesa me e madhe e programeve dhe keshillave bazohen pikerisht mbi kete; duhet te heqim mendimet negative dhe ti zevendesojme me imazhe dhe mendime më të gezueshme, te qeta dhe pozitive. Eshte nje teori e bukur dhe madje domethenese ; ne fund te fundit kujt do ti pelqente te ndjehej keq ! Shumë Guru e “mental coach” mbeshtesin predikimin dhe shperndarjen e mendimit pozitiv. Ideja qe mjafton te mendosh ne menyre pozitive dhe enderrat tona realizohen e veshtiresite zhduken është tashme shume e perhapur ne boten e “psikologjise se mrekullive”. – Por e verteta eshte se jeta nuk eshte kaq e thjeshte dhe madje edhe kur keto teknika funksionojne , ato nuk zgjasin shume. Eshte pak a shume si historia e “Pasqyre , moj Pasqyre “ ! ..perrallës së Borebardhes ku mbreteresha çdo mengjes dilte perpara pasqyres se saj dhe e pyeste ? – Pasqyre, moj Pasqyre, kush eshte me e bukura e mbreterise ? – dhe pasqyra i pergjigjej; – je ti me e bukura mbreteresha ime !..derisa nje dite papritur pasqyra ju pergjigj se me e bukura nga te gjithë ishte Borebardha ! Kur degjoi kete Mbreteresha e gjore pesoi nje zhgenjim te madh dhe u deshperua pa masë.
Ka një qendrim jo shume delikat kundrejt Mendimit Pozitiv (Positive Thinking) Guru – ja indian Jaggi Vasudev që thotë : ”Nqse nuk i sheh gjerat negative ne boten qe të rrethon, jeton ne nje parajse prej idioti dhe jeta te ndeshkon per kete. Optimizmi me çdo kusht , eshte shmangie nga realiteti. Mund ta injorosh tjetrin qe te bezdis, por tjetri nuk te injoron ty.”
Ne te vertete rrenjet e Mendimit Negativ jane nje atavizem i hershem. Qysh ne lashtesi, te paret tane duhet te jetonin ne nje gjendje alarmi te vazhdueshem , ne menyre qe te ndjenin hapat e bishes kur perpiqej te hynte ne shpelle. Seleksionimi Darvinian mesiguri i shfarosi optimistet qe flinin ne gjume te thelle e te qete pa u shqetesuar per rrezikun. A nuk eshte specia njerezore ende sot ne rrezik ndaj papunesise ne mase, ndryshimit klimaterik, shterimit te burimeve natyrore, politikave korruptive , indiferente, antisociale e me rradhe ? Eh,.. kete pyetje – pergjigje e argumenton shkelqyeshem ” Principi i bretkocës së vluar “…E pra te jemi optimist nuk mjafton. Nuk eshte e mundur te jemi 100% pozitiv; kjo do te thote te mos kemi perceptimin e drejte per veshtiresite dhe realitetin. Te vazhdojme te perserisim qe do shkoje gjithçka mirë dhe mos te bejme asgje per ti ndryshuar gjerat, nuk do te thote te jesh pozitiv, por te jesh jokoshient ; do te thote të flesh mbi dafina. Person pozitiv eshte ai qe arrin te kuptoje situaten e veshtire dhe vendos te mos rrije duar kryq pa bere asgje.
“Kur një fshatar vajti ti kerkonte hoxhë efendiut nje “nuskë” per te shfarosur minjte e shumtë qe po i hanin drithin e grumbulluar ne haur , hoxha i tha: – ja ku e ke “nuskën” që më kërkove , por për siguri bën mirë të mbash dhe nje mace !”
(psikologjia per te gjithe) 1/shkurt/2018