Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Pastrimi i shtëpisë si një mundësi për të çliruar mendjen .
Ndoshta ju pëlqen të pastroni shtëpinë…ndoshta jo! Ndoshta për ju pastrimi është nga ato detyrat e pashmangshme dhe të mërzitshme te cilave nuk mund t’ju shpëtosh dot. Sidoqoftë, mund ta shohim këtë detyrë ditore nga një perspektivë krejtësisht ndryshe që na lejon të transformojmë kohen qe meremi me punët e vogla të pastrimit në nje mundësi për të çliruar mendjen tonë dhe për të gjetur nje qetesi te brendshme.
Pastrimi i shtëpisë si një mundësi për të çliruar mendjen .
Murgu Tulku Thondup ka punuar gjatë gjithë jetës së tij në përkthimin dhe interpretimin e teksteve të lashta të budizmit tibetian dhe ka botuar një dyzinë librash mbi mësimet budiste. Pasi ka jetuar në Tibet, Indi dhe Shtetet e Bashkuara dhe pasi ka qene aktiv në jetën publike dhe akademike, ai momentalisht eshte terhequr dhe jeton në një manastir nga ku mban një faqe interneti. Sipas tij, pastrimi i manastirit është një nga detyrat më të rëndësishme shpirtërore qe ai kryen çdo dite sebashku me meditimin. “Nëse do te kuptonim virtytin, meritën dhe qëllimin e pastrimit, do të ishim në gjendje t’a vlerësonim kete detyrë si privilegj dhe jo si nje barrë. Nuk do të na duket më si nje pune e “piset,” por nje mundesi per te praktikuar meditimin ne nje menyre unike. Madje mund të bëhet një burim i pabesueshëm përfitimesh dhe një mënyrë për t’u rritur në forcën shpirterore, mendore dhe emocionale “.
Pastrimi në mënyrë të vetëdijshme i vendit ku banojmë mund ta transformojë jetën tonë, sepse na lejon të pastrojmë mendjen, të forcojmë përqendrimin, të meditojmë duke levizur me nje qendrim te vetedijshem dhe të rritemi shpirterisht.
Si ta çlironi mendjen duke bërë pastrimin?
1.Fillojeni detyrën me qëndrimin e duhur. Thondup shpjegon se “nëse jeni duke medituar për bujarinë dhe dikush ju troket në derë dhe kërkon ndihmë, ju nuk mund t’i thoni atij: “po me prishni meditimin”. Duhet ta konsiderojmë këtë ndërprerje si një mundësi të artë për të praktikuar bujarinë. Në të njëjtën mënyrë, kur po përballeni me detyrën e pastrimit, nuk duhet të mendoni: “cfare bezdie,…qenka gjithe pluhur!'”Ose;”sa e mërziteshme kush i futet pastrimit serish !” Nevojitet një qëndrim ndryshe ku të themi: ‘Tani po shkoj te pastroj dhe nderkohe qe pastroj kam dhe mundesi te qetesohem menderisht.2.Perqendrohu vetem te pastrimi. Kur fillon te pastrosh mos e lejo mendjen te shperndahet ose te perqendrohet te preokupimet, konfuzioni dhe rremuja. Mbaje të perqendruar te “tani dhe ketu”, te veprimet qe po ben…Eshte nje ushtrim i fuqishem i meditimit mindfulness qe zgjeron ndjesine e qetesise shpirterore dhe nje truk i vogel konsiston në :”pastrojme duke e pare veten tone sikur po interpretojme ne nje enderr. Duhet te meremi me pastrimin sikur gjithçka te ishte jorreale, na udhezon Thondup. Ky qendrim do na bej te ndjehemi me te qete, te ndjekim levizje me harmonioze dhe ne fund te behemi njësh me mjedisin. Eshte gjithashtu e rendesishme qe mendja te mos shperndahet shume (nderkohe qe pastrojme) duke menduar per te gjitha gjerat qe kemi per te bere, sepse kjo ngjall nje gjendje ankthi ose stresi qe mund te na largoje nga objektivi.
3.Fillo ne qetesi. “Nëse ne fillojmë në heshtje, të rrethuar nga qetësia, kur bimësia dhe njerëzit janë ende duke fjetur, zemra jonë do të ndihet në paqe dhe mendja jonë, e kthjellet”. Kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë pastrimin herët gjatë ditës. Para se te fleme, duhet të rregullojme disa gjera paraprakisht për pastrimin e ditës tjetër. 4.Qarkulloje ajrin. Duhet të hapim dritaret dhe të qarkullojmë ajrin nëpër shtëpi para se të fillojmë të pastrojmë. Ajri i pastër do të na mbushe me energji qe nevojiten per te perballuar pastrimin dhe me nje gjendje shpirterore me te mire. Te mbushur me energji jemi me te zellshem per te kryer detyrat tona te periditeshme. 5.Pastroi sendet me kujdes dhe dashuri. Thondup thote se: “Ata që nuk kujdesen për sendet nuk kujdesen as për njerëzit”. Nuk duhet të harrojmë se çdo objekt është krijuar me punën e dikujt. Pastrimi me kujdes i sendeve tregon respekt dhe mirënjohje për atë vepër dhe per personat qe e kane krijuar ate.
6.Duhet t’iu jemi mirenjohes gjerave qe dikur na kane sherbyer. Nqse je duke pastruar me “rrenje” me qellimin te “hedhesh” gjera, mund t’iu ndihmoje nje ritual “lamtumire.” Mjafton ti falenderosh sendet per kohen qe te kane sherbyer. Ne kete menyre eviton ndjenjen e fajit qe shpesh na kap kur hedhim diçka. Mundet gjithashtu dhe ta riciklojme diçka per te cilen nuk kemi me nevoje, ne menyre që ne ose dikush tjeter mund te vazhdoje ta perdore.7.Ndaje gjithmone pastrimin e shtepise me pjesen tjeter te familjes tende.Ne kete menyre meson te vleresosh punen e te tjereve dhe do te kuptosh sesa shumë jemi te varur nga njeri – tjetri.
Keto mund te mos i shihni si praktika te mirefillta meditimi çlirues, por mos harrojme se nuk eshte vetem tempulli vendi ku meditojme. Madje tempulli nuk eshte nje hapesire e rezervuar, por ai mund te jete kudo. Trupi ynë mund të bëhet tempull, sepse fjala tempull ne të vërtetë do të thotë një vend ku të ushtrohet vetëdija, paqja dhe qetësia “. Ose e thënë ndryshe ; gjithmone do gjejme diçka per t’u ankuar ne jete , çeshtja eshte ta marim jetën si nje mundesi te mrekullueshme dhe t’iu japim edhe gjerave te thjeshta dhe te vogla nje kuptim. Zgjedhja është e jona!
(psikologjia per te gjithe) 22/shtator/2018