Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përpara bukurisë mahnitëse. (Sindroma e Stendhal-it)
A mund të “çmëndemi ” përpara bukurisë ? Me shume gjasa PO dhe ata që e shkaktojne më shpesh kete gjendje çmendurie duket se jane dy ; Michelangelo (1475-1564) dhe Caravaggio (1571-1610). Perpara veprave te artit te ngarkuara me domethenie simbolike, ambivalente, sensuale dhe turbulluese, qe mund te prekin aspekte te te pavetedijshmes te paeksploruara apo te zhvendosura mund te jetojme nje eksperience qe provokon vuajtje psiqike qe njihet me emrin Sindroma e Stendhal – it. (ose sindroma e Firences)
Përvoja e Stendhal në Firence
Emri i kësaj syndrome eshte per hir të shkrimtarit francez Stendhal . Gjate nje vizite te tij në Bazilikaten e Santa Croce (1817) në Firence, ai pesoi një krizë që e detyroi të largohet menjehere nga kisha në mënyrë qe të çlirohej nga ndjesia marramendese dhe turbulluese qe ky vend i artit i shkaktoi ne shpirt. Stendhal ndjeu nje gjendje te forte ankthi, marje fryme, humbje te ndjenjave dhe te perceptimit hapsinor.
Çuditërisht ky fenomen vazhdon të përsëritet ne qytetet e medha te artit, duke prekur njerez shume te ndjeshem qe impresionohen para ketyre veprave te artit. Gjate viteve 80 psikiatria Graziella Magherini krijoi përkufizimin “Sindroma e Stendhal”, duke iu referuar gjendjes së ankthit që kapte turistët pasi vizitonin një qytet ku arti është me të vërtetë mahnitës , si në rastin e Firences. Sindroma e Stendhal eshte e njohur si sëmundja e muzeve, pasi aty manifestohet më shume.
Pjesa me e madhe e psikologeve nenvizon qe kjo syndrome shkaktohet si rezultat i limitit te kapacitetit njerezor per te mare brenda nje kohe te shkurter, mesazhe impresionuese te nje bukurie artistike. Ka specialist te tjere qe nuk jane dhe aq te bindur per ekzistencen e kesaj syndrome. Sigurisht që Manuali Diagnostik i Çrregullimeve Mendore nuk e përfshin këtë si patologji.
E megjithatë nga kendveshtrimi psikoanalitik, nisur nga vete Freud qe ne Akropolin e Athines provoi nje “ndjesi perhumbje konjitive”, vepra e artit eshte nje instrument komunikimi me permbajtje te pavetedijshme; nepernjet pikturave dhe skulpturave ne fakt trasmetohen konfliktet e brendeshme, traumat tona, emocionet, instiktet seksuale dhe pulsionet e ndrydhura . Nga pikëpamja psikoanalitike, tek i prekuri nga Sindroma e Stendhal del ne pah një atashim morboz (patologjik) ndaj bukurisë së paçmueshme të një vepre arti dhe një dëshire intensive për t’a patur te veten atë hir të papërshkrueshëm.
Gjithësesi nuk alarmohemi sepse manifestimet e krizave qe lidhen me viziten e nje qyteti arti nuk janë efekt i një “qarku të shkurtër” mes ngjarjes nga jashte dhe personit: ekziston një marrëdhënie e ngushtë dhe komplekse midis llojit të ngjarjes, mënyrës së te perjetuarit , strukturës së personalitetit dhe historisë personale. Vizitojini muzeumet ; tek e fundit ata jane nje vend ku duhet të na ” iki truri” (R.Piano)
(psikologjia për të gjithë)