Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Studiuesit e vërtetë janë të ngjashëm me bletët .
Jemi ankuar shumë për situatën si mos më keq të shkencës akademike. Për fat të keq edhe “shkenca pionieristike” është në kushte të mjerueshme. Pothuajse te gjithe hulumtuesëve aktualë iu mungon si përunjësia, karakteristike tipike e shkencëtareve të vertete ashtu dhe pergatitja e duhur epistemologjike. Elaborojnë teorite e tyre,(as me eksperimente mendore madje) por shpesh nepermjet supozimeve arbitrare ose ideve te tyre imagjinare dhe shperndajne me shpejtesi te verteten e tyre… Shperndajne “ te verteta ” kur ende nuk kane kuptuar se ç’ështe “ realiteti ”. Nuk mund te hiqesh si studiues , akademik dhe doktor i madh kur nuk ke piken e njohurive.
Pas kesaj hyrje kritike te pergjithesuar dhe “thumbuese”, për ata që bëjnë gjoja sikur rrinë gjithë kohës përmbys mbi libra , më poshtë është një copëz “himni” per studiuesit e vertete:
Studiuesit e vërtetë janë të ngjashëm me bletët : si këto “hymenoptere” qe fluturojnë mbi lule të llojeve të ndryshme për të thithur nektarin, kështu edhe njerezit e etur per dituri nxjerrin idete dhe mësimet më të mira nga libra dhe teori të ndryshme, duke e ngjyer mendjen dhe penën në burime të shumefishta. Ashtu si bletët, ata i drejtohen mbi të gjitha Natyres, sepse e dine qe ajo eshte mjeshtrja ! Ata nuk i perbuzin lulet e thjeshta , te parendesishme ne dukje ; dine t’ua nxjerrin pjalmin. Te ketillet jane alkimiste, qe e transformojne nektarin ne mjalte te verdhe, ne dyll te geshtenjte…Dijet e tyre nuk jane as analitike , as shkencore , por thelbesisht inspiruese dhe mrekulluese. Shkenca e tyre eshte nje shkence e padallueshme nga arti ; e zhytur ne bukuri. Eshte nje kulture e kultivuar ne token e Jetes, me rrenjet ne bote dhe deget te shtrira drejt pafundesise.
Urojmë të gjithë shkencëtaret e rinj të nisin dhe shpien përpara hulumtimet e tyre të udhëhequr nga parimi i kesaj fraze: “Çdo kërkim (shkencor) është një udhëtim në një oqean të gjerë dhe enigmatik, nuk duhet të kemi frikë as nga stuhitë as nga e panjohura , por vetëm nga ujrat e qeta.”