Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të vegjël të gjithë kemi lexuar dhe dëgjuar përralla !
Ndërkohë që psikiatër për fëmijë si Serge Tisseron thërrasin me forcë rendesine e rregulles se 3, 6, 9, 12 e cila sygjeron ;
Asnje ekran dixhital per femijen deri ne 3 vjeç
Asnje lojë (playstation) deri në 6 vjeç
Asnje kontakt me internetin deri në 9 vjeç
Vetëm pas 12 vjeç mundesi perdorimi te internetit; prinderit jane ne gare kush e kush t’a mbushe sa me pare dhomen e femijeve te tyre me sa me shume aparate te reja te teknologjise. Jemi dakord qe fëmijët e sotem janë më të tërhequr nga lojërat virtuale. Keto lojra parashikojne stimuj lidhjesh te shpejta dhe shpeshhere mekanike. Janë lojra që nuk ushqejnë reflektimin dhe zhvillimin e skemave konceptuale apo elaboruese të të menduarit. Perdorimi i shpeshte i teknologjise se re nuk duket se ndihmon as ne zhvillimin e aftesive sociale te femijeve.”Tableti” rrezikon te pengoje nderveprimin social ne vitet kur ne trurin e femijes ndodhin zhvillime te rendesishme neuronale dhe neurogjenerative te cilat do kushtezojne jeten e tyre ne te ardhmen. Pasoja e pare qe vjen si rezultat i izolimit ne te cilin zhyten femijet te terhequr nga teknologjia eshte pakesimi i aftesive komunikuese. Femijet i absorbojne pasivisht pa asnje emocion stimujt bombardues (TV, kompjuter, smartphone) te mjedisit.
Duhet te bejme çmos t’ju ngjallim femijeve deshiren per te degjuar dhe lexuar, perralla, tregime, fabula qe ne vitet e para te jetes. Ato kane një vlerë shumë të rëndësishme edukative, sepse nëpërmjet tregimit fëmija ka mundësinë të interpretojë botën, ndjenjat dhe emocionet. Edhe përrallat më te famshme (kesulekuqja, kecat dhe ujku , Pinoku, etj.) edhe pse përfaqësojne stereotipe të zakonshme, zoterojne dhe transmetojnë vlera dhe kuptime që mund të nxisin ndjenja të mira dhe jo vetëm. Vlera simbolike e karaktereve të përrallave përbën pikë referimi për të dalluar të mirën, te drejten, te bukuren, dhe të kundërtat e tyre.
Per fat te keq i lëmë femijet te kalojne ore te tera ngulur para tabletit duke levizur gishtin poshte e lart . Kjo eshte nje forme jete sedentare pa levizje, e cila eshte bere shkaku kryesor i shtimit ne peshe per femijet. Obeziteti te femijet eshte tashme nje problem shume shqetesues. Edhe varfërimi i gjuhës mes të rinjve vjen për shkak të humbjes së interesit per të lexuar . Leximi kërkon jo vetëm kohë, por përqendrim dhe vëmendje . Njohurite nuk i marim vetem se na duhen, por dhe nga dëshira për të zgjeruar horizontet e lirisë dhe vetëdijes.
Historite, tregimet, fabulat mbeten gjithmonë një skenar dhe një dimension imagjinar për t’u kultivuar, sepse permes tyre mësohen pa filtra instrumentat per te njohur boten tone te brendeshme duke mësuar se ekziston gjithmonë një fund pozitiv nëse tregon kurajo dhe dëshirë për të kapërcyer vështirësitë. Ato, jane një liber i hapur mbi jetën dhe morali i tyre paraqet një rruge edukimi për t’u transmetuar dhe mësuar. Forca mbyllim rrjetet sociale (te pakten nje copehere ne të rriturit) dhe hapim librat bashke me të vegjelit.)
(psikologjia per te gjithe)