Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përqafo një pemë !
Nje motiv i shkelqyer per t’ia mbathur kur na jepet mundësia në parkun më të afërt (megjithëse në Tiranë një të vetëm kemi) është “silvoterapia” .
Ke perqafuar ndonjehere një pemë ? Nqse nuk të ka rastisur ndonjeherë, duhet t’a provosh. Motivet për t’a bërë jane te shumta. Sipas studimeve te perqafosh pemet eshte nje terapi realisht e vertete. Kontakti me natyren ul nivelin e ankthit dhe stresit, ndihmon frymëmarjen dhe favorizon relaksimin. Çlirohu plotesisht dhe zbulo si te perfitosh te mirat e nje perqafimi green.
VENDI I DUHUR – Pemë mund te kete gjithandej ,(ndoshta dhe jo ☺) por zgjedhja e vendit ne kete rast eshte thelbesore. Mund te shkojme ne nje pyll afer zones ku banojme. Megjithate e fillojme me shfrytezimin e nje pushimi per te shkuar ne park; e rendesishme eshte qe te jete nje zone me jeshillek dhe pa shume njerez , qe na jep nje ndjesi paqeje dhe qetesie.
HAP PAS HAPI – Ne Japoni psh quhet shinrin – yoku ; shëtitja ne pyll na fut ne nje atmosfere krejtesisht ndryshe. Ndertimet dhe trafiku i lenë vendin lendinave dhe pemeve.Veshtrimi eshte i lire te shkoje ne çdo drejtim. Rezultati eshte nje ndjesi e menjehersheme kenaqesie.
ME TE GJITHA SHQISAT.- Hap pas hapi , perqendrohu te levizja e trupit tend. Ushtrohu të perceptosh tingujt perreth; nga cicerimat e zogjve te feshferima e gjetheve . A e di qe ecja Zen eshte një teknike meditimi aktiv ? Ec ngadale, i perqendruar , ji totalisht prezent aty.
PEMA JOTE – A e ke fiksuar nje peme ? Afroju. Preke levozhgen, perkedheli gjethet dhe provo te perceptosh ndjesine në gishta. Meri ere drurit. Mbylli syte dhe mer fryme thelle. Mer pak kohe te ndjesh prezencen imponuese dhe te palevizshme te pemes qe ke prane. Edhe pse eshte e heshtur, çdo peme është e gjallë si ne.
PERQAFOJE ! – Rrethoje trungun me krahe dhe afrohu butesisht ne siperfaqen e ashper te levozhges. Nuk presim te ndodhe asgje , thjesht relaksohu dhe vazhdo te maresh fryme duke degjuar emocionet qe ndjen. Gjate jetes se perditeshme nuk kemi mundesi te eksperimentojme me te gjitha shqisat dhe te ndalemi te ndjejme kontaktin epidermik, te nuhasim aromat apo te mbyllim syte dhe te perhumbemi ne qetesi.
LAMTUMIRE ANKTHIT – Mbeshtete shpinen te trungu , ndjej sa i forte eshte dhe sesi te mban. Mer fryme thelle…..
Sipas te dhenave te studimit “Influence of Forest Therapy on Cardiovascular Relaxation in Young Adults “; ecja ne natyre ndihmon kë eshte në depresion, pakëson mendimet negative dhe ul nivelin e stresit duke sjelle lehtesim te dhimbjes se kokes dhe gjendjes se ankthit. Duke perqafuar nje peme rikontaktojmë instiktin tone primar : trupi relaksohet dhe mendja lehtesohet. Nje dhurate e vogel per qetesine tone mendore per t’u perdorur si strategji antistres. bashkë me fëmijët, shokët, miqtë…
(psikologjia për të gjithë) 30/maj/2017