Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përralla për fëmije që iu duhen treguar të rriturve !
Fabulat dhe përrallat i ndihmojnë fëmijët të zbulojnë botën e tyre të emocioneve. Nëpërmjet metaforës fëmijët arrijnë të njohin dhe pranojnë vetveten, mësojnë mënyra të reja sjelljeje, mësojnë të njohin frikrat e tyre të vogla, pasiguritë , konfliktet dhe si ti kapërcejnë ato. Fabulat ju mësojnë si të jenë të durueshëm , të dashur dhe shpirtgjerë, të kenë guxim dhe të kuptojnë diferencen mes të mirës dhe të keqes. Kush e ka bërë zakon t’ju lexojë të vegjëlve përralla në mbrëmje ka dhe privilegjin të udhëtojë i kënaqur në botën e imagjinates sëbashku me ta. Kush nuk e praktikon eshte mire t’ju rikthehet . Fabulat nuk jane ekskluzivisht vetem per femijet. Edhe te rriturit kane nevoje ta stervisin here pas here “muskulin” e fantazise dhe të zgjojnë “zonen” e reflektimit …
E kalojmë pra fabulën “Dy gomeret “ shkruajtur me rime nga La Fontaine (fabul e Ezopit) nga kategoria ; “Fabula per femije” në kategorine: “Përralla per femije që ju duhen treguar te rriturve !”
Personazhet e kesaj historie te shkurter per femije (dhe jo vetëm) jane dy gomere shume ndryshe nga njeri – tjetri te cilet do te mesojne sesa i çuditshem dhe i pa parashikueshem eshte fati.
“Dy gomere, njeri i mbretit dhe tjetri i mullixhiut, po ecnin te ngarkuar ne nje monopat te thepisur . I pari mbante mbi shpine thasë ploteperplot me monedha te florinjta. I dyti ishte ngarkuar me tershere. Gomari i mbretit ecte rëndë – rëndë , me hap të sigurtë duke tundur e tringëllitur monedhat e arta brenda thasëve. Shoku tjeter po e ndiqte i qete dhe kokëulur. Papritur nga nje shkemb ja behu nje bande me kusarë. Sapo nuhatën që në thasë kishte florinj ju versulën gomarit të mbretit me bastun në dorë , e zhdëpën në dru dhe ja grabiten të gjitha paratë. Gomari i mbretit u gjend sa hap e mbyll syte pa thaset me para dhe krejt i derrmuar nga dhimbjet…- Përpak sa nuk më bënë të vdekur “; i tha me nje fije zëri gomarit tjeter.” Lum si ti qe je ngarkuar me tërshërë…nuk humbe asgje dhe nuk të rrahu askush.”
Shpesh mund te ndodhin te papritura te pakëndeshme. Ndoshta eshtë mire te mos ju shesim shumë mend te tjereve pse ndjehemi me fat dhe jetojme ne bollek, sepse fati mund te na kthehet kunder ashtu siç i ndodhi gomarit te gjore te mbretit !
(tregime terapeutike) 29/dhjetor/2017