Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përse është e rëndësishme të dëgjosh ?
Pse psikologu duhet të dijë të dëgjojë mirë personin që kërkon mbështetje ?
Shpesh njerëzit mendojnë se puna e psikologut është si në filma , ku psikologu dëgjon në heshtje te plote pergjatë gjithë seancës pacientin që flet i shtrire në një krevat . Realiteti eshte ndryshe . Psikologu sot ndervepron , pyet , te kerkon te praktikosh ushtrime, te tregon kendveshtrimin e tij per situaten e keshtu me rradhe sipas formimit dhe rrymes se ciles i referohet . Sigurisht aftesia per te ofruar nje degjim te kualifikuar dhe te kujdesshem eshte kushti thelbesor ne nje proçes ndryshimi, vetem se kjo karakteristike shpesh eshte keqinterpretuar nga konsiderata klishe qe qarkullojne rreth profesionit te psikologut.
Perse eshte e rëndësishme të dëgjosh ? – Psikologu punon me ngjarjet qe personat tregojne gjate seances . Keto histori mund te jene shume te ndryshme nga njera – tjetra. Disa histori gjenerojne nje kualitet te mire jete , disa te tjera shkaktojne vuajtje ose psikopatologji , disa te tjera jane aq te “rënda” saqë personi nuk gjen dot kurajon ti tregoje ne nje bisede terapeutike . – Ja pra pse eshte e rendesishme te dime te krijojme atmosferen e duhur per pacientin ; e nevojshme fillimisht per ti treguar historite dhe me pas per t’ju dhene nje kuptim tjeter .(Degjimi eshte antidepresivi më potent ne botë ) Per te zhvilluar kete forme degjimi paraprak ne nje nderhyrje terapeutike eshte e nevojshme nje pergatitje jo e improvizuar. Bashkebiseduesi ka nevoje per nje profesionist te kualifikuar i cili i krijon kushtet dhe ben te mundur qe pacienti te flase per gjerat e tij private dhe intime .
Ky funksion psikologjik mund te shpjegohet shume mire nga nje imazh i shpalosur mrekullisht në nje fragment të marë nga Odisea . Eshte pjesa kur Uliksi gjendet ne Oborrin e Feak – eve. “Pas nje udhetimi te gjate dhe te lodhshem Uliksi u gjend prane Feak – eve dhe shkoi ne nje mbremje te organizuar prej tyre i maskuar, ne menyre qe te mos e njihnin se kush ishte. Gjate mbremjes ashtu siç eshte tradite nje rrefenjes kendoi vargje per trimerite e heronjve dhe ne mes tyre edhe per bëmat e Uliksit . Pikerisht ne atë çast Uliksi shfaqet perpara tyre duke hequr mantelin me te cilin ishte mbuluar dhe papritur shperthen ne vaj . Duke degjuar nga te tjeret historine e jetes se vet , ajo mer per syte e Uliksit nje tjeter domethenie. (historia jone e treguar nga te tjeret mer nje kuptim tjeter ) . Morali i ketij fragmenti eshte pergjigja e pyetjes sone ne fillim ; ”perse psikologu degjon?“ Te degjuarit sebashku dhe bashkendarja e nje historie (jete) eshte kushti i pare qe kjo histori te gjeje domethenie dhe kendveshtrime te reja.
A keni provuar ndonjehere te tregoni nje ngjarje te jetes tuaj ku ju jeni protagonisti, por e keni treguar ate ne veten e trete ? Eshte nje menyre e veçante sepse te lejon te degjosh veten dhe ne te njejten kohe te veteperjashtohesh prej saj. A keni provuar ndonjehere te tregoni diçka nga jeta juaj dhe t’ju kete degjuar me vemendje nje person i kualifikuar dhe kjo t’ju kete bere te ndiheni me mire ? – Shpresoj te keni gjetur profesionistin e duhur….atë që ju inspiron. Atë qe ju duket i përgatitur , i ndershem , etik , i durueshem , i prirur t’ju dëgjoje dhe ndjekë me vemendje. Tek e fundit në çdo fushë kryesorja eshtë të gjejmë profesionistin e duhur.
*”Edhe psikologet njerez jane dhe si te tille mund te na duken antipatike. Me shume gjasa fakti qe te pelqen apo jo psikologu qe po ndjek nuk perben ndonje ndryshim ne planin klinik, duke qene qe nuk eshte se do lidhesh dhe do dalësh me të…por sidoqofte, e mira eshte qe mos te jete antipatik per ty…por akoma me e rendesishme eshte qe te besosh tek ai/ajo.”
( psikologjia per te gjithe ) 12/mars/2018