Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Vazhdo të ngjisësh copëzat njëra pas tjetrës !
Nqse do të kuptosh më mirë se çfarë është suksesi , fillo të luash me një puzzle, sepse puzzle dhe suksesi janë të ngjashëm në mënyrë surprizuese. Per here te pare ke ne dore te gjitha copëzat e nevojshme për te arritur ate qe per ty eshte sukses. Eshte njesoj si te kesh neper duar te gjitha copezat e nje puzzle dhe ajo çfare duhet te besh eshte ti bashkosh dhe te realizosh figuren që ke në mendje . Sigurisht që : “me të thënë e me të bërë është në mes nje det i tërë. “; .. copat e puzzle – it janë shume dhe vetem ideja qe duhet kohë dhe mundim ti shohim , ti krahasojme , të llogjikojme si shkojne me njera – tjetren dhe si ti vendosim ne menyren e duhur na lodh . Pikerisht kjo eshte arsyea kryesore per te cilen pjesa me e madhe e njerzve, terhiqet dhe te thote ; s’ka gje se po e filloj neser se sot kam te tjera gjera per te bere dhe nuk jam ende gati per ta zgjidhur . Por nqse deshiron te kesh sukses dhe ta mbaraosh puzzle – in tend ajo qe duhet te besh eshte te shtrohesh ne toke dhe te perpiqesh ti besh copezat bashke. Madje nqse kjo gje te intereson duhet te dish qe ka disa truqe dhe disa strategji te cilat po i perdore te ndihmojne te orientohesh per ta mbaruar sa me shpejt.
Çelesi per ta realizuar në sa me pak kohe nje puzzle eshte ta fillosh nga kendet. Duhet te gjejme menjehere 4 kendet dhe anet e puzzle – it sepse eshte me e thjeshte ti bashkosh dhe mund te perfundosh shpejt realizimin e perimetrit…kornizes qe do te mbaje puzzle – in. Nuk mund te na thote askush se si duhet te jete imazhi i puzzle – it tone, por mund te kuptojme se cila eshte korniza me e mire ne te cilen mund ta fusim.
Te gjitha historite e suksesit nisen nga 4 pika te cilat mund te jene 4 cepat e kornizes se puzzle – it tone : 1) Krijo dhe praktiko zakone te mira. 2) Vendos dhe praktiko etikë te mire pune , 3 ) Vendos dhe praktiko nevojen per te mesuar vazhdimisht dhe ndoshta me e rendesishmja , 4) Zhvillo aftesine per ta kritikuar veten , per ta vene ne diskutim dhe per ta permiresuar çdo ditë e më shumë. Kur arrin te hedhesh keto kolona ne toke, ti mbushesh ne brendesi behet edhe me e thjeshte. Keshtu ne vend te 5 oreve , mund te duhen vetem 2 per te perfunduar nje puzzle. Ne vend te 40 vjeteve per te arritur idene dhe imazhin tend te suksesit ndoshta te duhen vetem 10 . Kupton se disa nga copat e puzzle – it duhet te behen bashke shume me shpejt dhe te duhet te perpiqesh me pak. Ne kete pike nuk ka asgje te keqe te ndjehesh i zoti sepse thjesht po vjel frutat e punes së mire dhe te lodhshme qe ke bere per kornizen., pra per themelet e tua.
Ndoshta nuk eshte kaq e thjeshte dhe mund te kete situata ne te cilat nuk do dish nga t’ja mbash dhe jo gjithmone korniza do te mund te jape pergjigjet qe kerkon. Shume nga ne heqin dore ne kete moment , por pikerisht ketu nevojitet patjeter besim, durim dhe kembengulje…mere copen e vogel dhe provo ta bashkosh , insisto….beje gabim …provo dhe riprovo serish. Vetem duke provuar me ngulm do te gjesh pjesen e duhur qe perputhet me copen tjeter. Çdo here qe arrin te fusesh pjesen korrekte puzzle – i do te behet me i plote dhe me i lehte per tu zgjidhur. Disa persona vendosin bashke copeza qe kane nje lidhje mes tyre dhe formojne imazhe te pjesshme ne krahasim me imazhin komplet. …gjejne nje pune te mire, ndoshta martohen,..kane nje jete sociale dhe dalin me miqte , …te gjitha gjera te mira .. te ngjashme me ato te perfaqesuara te imazhi qe kishin ne mendje ne fillim edhe pse ideja fillestare ishte te kishim nje puzzle me te madh me te kompletuar , me te pasur . Keshtu te kenaqur me kete situate e harrojne idene fillestare qe kishin per suksesin dhe nuk mendojne me per te per muaj dhe vite me rradhe , madje dhe per gjithe jeten. Ndersa kush qendron i lidhur me vizionin fillestar te endrres , vazhdon te ngjise copezat njera pas tjetres dhe arrin te gjeje dhe copezen e fundit qe mungon. Kembengulja dhe rezistenca (qendresa) bejne qe te maresh shperblimin e merituar.
(psikologjia per te gjithe ) 18/mars/2018