Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përunjësia një virtyt i shkëlqyer.(Historia e karrocës)
Kur sheh nje person qe flet papushim për veten, nderhyn, lavderohet , krenohet per arritjet e veta, thote se ka aftesi te shkelqyera, eshte prepotent dhe shperfill ç’ka bejne te tjeret kujto tregimin e “ karroces bosh” dhe “qetësohu” !
“Një ditë tek shetisja me gjyshin tim ndjeva qe u ndal papritur prane një kthese dhe, pas një heshtjeje të shkurtër, më pyeti: – Dëgjon gjë tjetër përveç zhurmave të harabeleve ? – Tendosa mire veshët dhe pas pak çastesh u përgjigja: – Dëgjoj zhurmen e një karroce. “E sakte,” tha gjyshi ,” është një karroce bosh. – Si e kupton qe është nje karroce bosh gjysh, kur nuk e ke pare ende ? – e pyeta. – Ai u pergjigj ! – Eshte e thjeshte t’a kuptosh kur nje karroce eshte bosh. Kuptohet nga zhurma pasi sa me bosh te jete aq me shume zhurme ben.”
Te folurit shume per veten dhe arritjet, per ate çfare jemi dhe kemi , jane nje qendrim qe shpesh reflekton nje ndjenjë mungese, boshllëku ose pakënaqësie në jetë. Në realitet, ajo që flet është egoja jone. Thelbi yne është fshehur pas shtresave të ndryshme të pakënaqësisë, pasigurisë dhe kotësisë. Mënyra më e mirë për të arritur esencën tonë, per te zhvilluar një qëndrim të përulur dhe të pasurohemi si njerëz, është të kërkojmë brenda vetes. Nëse jeta është e pakuptimtë, njihe si te tille. Nëse ndihesh bosh, pranoje.
Dhe ne fakt nese ndermarim nje qasje te tille ka shume mundesi te zbulojme qe nuk kemi më nevoje te mburremi para te tjereve, apo te justifikohemi kur na venë ne dukje dobesite, sepse ndjehesh i sigurte dhe e njeh veten. Kur e njeh veten e di qe nuk eshte e nevojshme te besh zhurme, sepse kush eshte plot brenda me veten e tij , nuk e ndjen nevojen te nxjerre jashte gjithçka ☼.
Ka nje nevoje urgjente ne kete botë per ca perunjesi !
Nuk eshte aspak e veshtire te hedhesh syte verdalle dhe te shohesh se sa shume njerez “mbarojnë ” te shfaqen superior, mendjemedhenj. Sa shume njerez bejne gare per te te thene ; une jam me mire se ty, me i shendetshem se ty, jam me me shume fat se ty, jam me i pasur se ty, une kam nje jete me te bukur se tenden, une nuk jam aq deshtak sa ty, une i meritoj komplimentat e tua, une çfare nuk kam arritur ne jete…. Si ia bejne xhanem qe ndjehen kaq mire ne kete bote kaq devijuese.
(psikologjia per te gjithe)