Tel : 0696003300
Email : [email protected]
PRINCI i vogël një mësim i madh !
U publikua në 6 prill 1943 një libër i vogël që hyri në zemrën e të gjithëve dhe tashmë është bëre si një lloj edukimi emocional për të mëdhenj e të vegjël . Princi i vogël i Antoine de Saint – Exupéry tregon një histori të thjeshtë, me fjalë të sjellëshme dhe figura tërheqëse të përshtatëshme për të gjitha moshat. Dialogu ie personazheve të librit zhvillohet me një frymë pafajësie.
Paragrafe të shumtë mbartin magjinë e mësimeve të vyera për jetën si ky i mëposhtëmi që nuk na “mëson” të mos vuajmë më kot zhgënjimet :
..“ Eshtë një çmënduri të urresh të gjithë trëndafilat sepse një gjëmb të ka çpuar, braktisësh të gjitha ëndërrat sepse njëra prej tyre nuk të është realizuar, të heqësh dorë nga gjithë përpjekjet sepse njëra ka dështuar. Eshtë një çmënduri të dënosh të gjitha miqësitë sepse njëra të ka tradhëtuar, të mos besosh në asnjë dashuri sepse njëra prej tyre është treguar e pa besë , të flakësh tutje të gjitha mundësitë për të qënë i lumtur vetëm se diçka nuk ka shkuar ashtu si duhej të shkonte. Do të ketë gjithmonë një tjetër miqësi, një tjetër dashuri , një tjetër fuqi. Për çdo fund ka një fillim të ri..”
- Princi i vogël është një libër shumë i rekomanduar në konsultimet psikologjike, si për aspektin formues ashtu dhe për dinamikat psikologjike që dalin nga leximi i kujdeshëm i tekstit.
- Rekomandohet jo vetëm për fëmijët dhe të rinjtë por edhe për të rriturit. Metaforat e shumta , stili narrativ – fantazi dhe përmbajtja e thjeshtë dhe lineare e bëjnë një libër të denjë për Biblioterapi.
- Biblioterapia u përdor për herë të parë në Amerikë nga Dr.Psikiatër W. Manninger ; doktori që në vend të ilaçeve jepte receta me librat që duheshin lexuar .
- Sot Biblioterapia gjen përdorim në fushën klinike dhe përdoret nga psikoterapeutët dhe mjekët.
Nuk është çudi që të dashuroheni shumë dhe ju me Princin e vogël me flokët ngjyrë gruri .