Tel : 0696003300
Email : [email protected]
” Pyetësori i Proust ” , që nuk e krijoi Proust !
Vajza e presidentit të ardhshëm të Republikës Franceze i kërkoi një ditë shokut të fëmijërisë Marcel Proust t’iu përgjigjej disa pyetje të një albumi anglez. Antoinette Faure ishte moshatare me Proust.
Ishin rreth 13 – 14 vjeç. Dy vite më vonë (1924 ) pas vdekjes së romancierit të famshëm një nga djemtë e Antoinette, psikoanalisti André Berge , gjeti pyetësorin në një sirtar dhe e publikoi për herë të parë në një revistë letrare. Lindi kështu një formular me pyetje ekzistencialiste .Proust e ka plotësuar dhe një herë tjetër atë pas 20 vjetësh. Në krye të faqes ai shkruajti : – “ Marcel Proust “dora vetë “ .” Pyetësori i Proust”ngjalli mëshumë interes për përgjigjet sesa pyetjet . Ajo që e tërhoqi më tepër psikoanalistin (përveç famës së Proust) ishte pikërisht aftësia për të formuluar një mendim kaq domethënës, kur pyetjet ishin kaq pak “të gjetura “. Edhe pse Berge e denigroi albumin duke i konsideruar si “pyetje idiote ”, me kohë ato u bënë të dobishme .
Shumë gazetarë të njohur i shfrytëzuan në intervista me persona të famshëm .
Ky nuk është një pyetësor i mirëfilltë psikologjik. Emërtimin “ pyetësori i Proust” , e ka marë sepse është plotësuar prej tij.
Varianti i mëposhtëm mund të përdoret si një instrument për të njohur më mirë veten dhe tjetrin. Përdoret në çift për të “verifikuar” sa e njohim partnerin .Plotësohet njëherë vetë dhe më pas sikur jemi ne , në vend të partnerit reciprok. Sa më i madh të jetë konkordimi aq më shumë e njohim tjetrin.
1) Çfarë është lumturia perfekte * ? 2) Cila është frika jote më e madhe ?
3) Kush është personazhi historik që identifikohesh më shumë ?
4) Kë personazh aktual admiron më tepër ? 5) Çfarë të pëlqen më pak te vetja ?
6)Cili është maksimumi i ekstravagancës tënde ? 7) Në çfarë rastesh thua gënjeshtra ?
8) Çfarë të pëlqen më pak nga ana fizike ? 9) Cili person të pëlqen më pak ?
10) Cila është dashuria më e madhe e jetës tënde ?
11) Kur dhe ku ke qenë më i lumtur ? 12) Çfarë virtyti do të doje të kishe ?
13) Kush janë pikat e tua të forta ? 14) Cila është gjëndja jote shpirtërore tani ?
15) Cila është gjëja më e çmuar që ke ? 16) Cila është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë ?
17) Ku do doje të jetoje ? 18) Cila është puna jote e preferuar ?
19) Kush është heroi yt aktual ? 20) Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar ?
21) Si do doje të vdisje ? * 22) Kush është motua jote ?
Dy përgjigje të Proust : 1* Kam frikë se nuk është aq e denjë dhe kam frikë se mos e shkatërroj po ta them.
21* Më i mirë se ç’jam dhe me më shumë njerëz që më duan.
20/Shtator/2016