Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Rëndësia e këmbënguljes.(historia e bambusë kineze)
Thuhet që në Kine ekziston nje bimë shumë e veçantë bambuje. Gjithçka nis si me bimët e tjera: Bujku pergatit terrenin dhe mbjell faren. Me pas nis ta ujisë,ta prashisë dhe pret…Bambuja si gjithe bimet e tjera ka nevoje per perkujdesje,vemendje,perkushtim,uje,diell dhe bujku i mer persiper te gjitha keto; ai ujit, perdor plehun kimik,heq barerat e keqija dhe pret…Kalon viti i pare i punes, por nuk ndodh asgje. As edhe nje filiz i vogel nuk denjon te dale mbi dheun e punuar. Nis viti i dyte dhe bujku sërish kujdeset per token; e ujit, heq barerat e keqija, e pleheros dhe pret me padurim të shohe bimët e bambuse te holla, te gjata,e te forta. Me to kerkon te siguroje perfitimin e merituar ekonomik per familjen e tij, por asgje…Nis viti i trete.Tashme bujku ka shpenzuar shume kohe ,energji, mundim dhe para ne aktivitetin e tij,por serish asgje. Po viti i katert ? As edhe nje gje dhe në vitin e katert. Aty nga viti i peste del nga toka nje copez kercelli bambuje qe fillon te rritet me nje ritem shume te shpejte.12 metra ne vit. Lind pyetja: bima vertete ne keto 12 muaj u rrit ? Sigurisht qe jo ! Kjo eshte vetem maja e ajsbergut te nje proçesi shume me te gjate ne kohe .Per 5 vjet plot bambuja eshte zhvilluar ne fshehtesi thellë ne toke. Rrenje të fuqishme pergatiteshin per ti lejuar kercellit te bambuse te bente daljen e tij triumfuese .Historia e bambuse kineze na tregon se nuk eshte e thene qe kur nuk vëmë re gjë, vertete nuk po ndodh gje. Kjo ndodh si per gjerat pozitive; si ne rastin e krijimit te nje jete te re , ashtu dhe per gjerat negative,si psh kur nje person qe pi duhan per vite me rradhe dhe nuk ndjen asgje kur papritmas semuret.
Historia e bambuse kineze me pelqen pasi tregon se disa ndryshime drastike ose te papritura mund te jene rezultat i nje evolucioni te ngadalte qe ndoshta nuk arrijme ta perceptojme dot , por qe ekziston. Le te mendojme per shkollimin per nje çast dhe konkretisht per menyren sesi disa femije perparojne ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme, nderkohe qe disa te tjere duken sikur kane ngecur ne vend numero. Sidoqofte ka mes tyre “femije bambu” qe pasi kane mberritur ne nje stad te caktuar te paperceptueshem te evoluimit , fillojne më pas të bejne hapa gjigande duke rekuperuar shpejt ate hendekun qe kishte mes tyre dhe femijeve te tjere.Madje ndonjehere e tejkalojne kete hendek.
Kjo eshte e njejta dinamike qe shohim ne psikoterapi, ne procesin e zhvillimit spiritual apo rritjes personale. Nuk vjen njohja e proceseve kulturore qe akumulojme ne menyre konstante dhe graduale duke memorizuar sa me shume nocione !. Ndryshimet qe prekin shpirtin tone, psiqiken tone, vijne kryesisht sipas menyres se bambuse. Prandaj ne arrijme ne nje stad superior vetedije nga e cila veshtire te kthehemi mbrapsht.
Pertej historise se bambuse kineze ajo qe duhet te dime eshte se asnje nga perpjekjet qe bejme nuk shkon kot. Çdo mundim i yni heret a vone do te jape frytet e saj, edhe pse nuk eshte e mundur te parashikojme me saktesi kur do te jete ky moment.Ne nje periudhe si kjo e tanishmja te dominuar nga ankthi per te arritur gjithcka menjehere, historia e bambuse kineze na meson vleren e kembenguljes, punes se vazhdueshme dhe të mos dorzuarit.