Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sa vite ke parë në jetën tënde ?
Të moshuarit kanë kaluar mjaft në jetë duke mbledhur përvoja e kujtime dhe përcjelle më pas ndër brezat e rinj. Nga kujtimet e të moshuarve mësojmë dhe pasurohemi shumë. Kujtimet e tyre janë si një fortesë që mbron me fanatizëm thesarin e memorjes se ekzistencës njerezore.
Pas pak ditesh do te vije serish Viti i Ri… – Plaku qëndronte i ulur në të njëjtën karrige, përpara te njejtit shesh te vjeter , të një fshati të vjeter. Një femije iu afrua dhe e pyeti : O plakush kushedi sa Vite ke parë në jetën tënde ! ”- Shumë vite kam parë , iu pergjigj plaku pa e parë në sy djaloshin . – E sa gjëra ke bërë o plakush ? – Kam bërë shumë gjëra. – Edhe këtë herë plaku nuk e drejtoi vështrimin nga fëmija…Më thuaj ndonje nga ato ! – Kur isha i ri si ti kam luajtur, kam puthur vajzen e parë, më pas jam martuar, fillova të punoj, kam bërë tre fëmijë, që kanë bërë fëmijë të tjere, perfundova se punuari dhe fillova te sodis sheshin e fshatit.”- Plakut filluan t’i shndrrisnin sytë dhe ktheu shikimin nga djaloshi . – Po ti , sa gjëra ke bërë ? ” – Femija i prekur në sedër nga një pyetje e tillë u përgjigj. – Asgjë s’kam bërë , por kam ndërmend të luaj, të peshkoj, të studjoj , të puth për herë të parë një vajzë, të martohem , të filloj të punoj , te bej tre femijë qe do të bejne femijë të tjerë, të perfundoj së punuari dhe të ulem aty ku je ulur ti tani e të vështroj sheshin dhe t’i pergjigjem fëmijës së ardhshëm që do të më pyes “.
Bashke me postimin e kësaj historie te thjeshte (dhe prekëse ) vjen dhe nje urim gazmor për të gjithë : “Bëje më të bukur sheshin e qytetit tënd natën e Vitit te Ri ; qëndro në shtëpi “☺☺ . Gëzuar të gjithëve 2020 ! “.♥♥
(tregime terapeutike)