Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sëmundja “dua të kem më shumë!”
Pat Riley, trainer i famshem i basketbollit ne NBA thoshte se renia e Lakers, pas nje periudhe fitoresh dhe lavdish ne vitet 80 ,erdhi sepse lojtaret u perqendruan shume te vetja dhe kerkonin gjithmone e me shume. Fillimisht lojtaret donin vetem te fitonin kampionatin, por pasi e realizuan kete, kjo nuk ju mjaftonte. Vemendja e tyre u spostua mbi gjera te tjera si: te fitonin me shume para, te benin me shume reklama ne TV, te luanin me shume, me teper vemendje nga mediat, me shume famë, e keshtu me rradhe nje varg i gjate me “etj”. Si pasoje, ai qe dikur ishte nje grup koheziv filloi te shperbehej.Kur mberriti semundja “dua te fitoj me shumë” (The Disease of More), si e emertoi traineri , kimia perfekte e skuadres u transformua ne nje lende toksike.Nuk eshte as e para as e fundit skuader qe kalon kete situate,por ceshtja eshte se te gjithe mund te vuajme nga semundja “dua te kem me shume” dhe te ngecim ne ngushticen e labirnthit te pakenaqesise te ndertuar me duart tona..
“Me shume” nuk do te thote gjithmone “me mire.”
Nje interesim shume i hershem i psikologjise eshte perqendruar rreth lumturise..Nje nga studimet e para ne kete fushe eshte nje sondazh i thjeshte ne te cilin pjesemarresit duhet ti pergjigjeshin 2 pyetjeve: 1) Nga 1 ne 10 , sa ndjehesh i lumtur ne kete moment? 2) Çfare ishe duke bere ne momentin qe provoje kete ndjesi ?
Ed Diener, psikolog i Universitetit te Utah , mblodhi mijra vleresime te personave nga te gjitha shtresat dhe zbuloi nje fenomen surprizues dhe te merzitshem në një farë mënyre. Pothuajse te gjithe kishin shenuar 7, per pjesen me te madhe te kohes. Psh. Ne dyqan duke blerë Shtate. Ne ndeshjen e futbollit te tim biri shtate, duke folur me shefin per shitje te reja , shtate..Pothuajse te gjithe per pjesen me te madhe te kohes shenuan 7. Edhe kur hasnin probleme te medha ,niveli i lumturise ulej ne nje tregues nga 2 ne 5 , per periudhe te shkurter kohe dhe me pas rritej shume shpejt. E njejta gje ndodhte edhe per situatat shume pozitive; si te fitosh llotarine, te shkosh me pushime dhe madje edhte te martohesh. Vleresimet rriteshin shume shpejt, per nje periudhe te shkurter kohe dhe pastaj stabilizoheshin te numri 7. Keto rezultate tregojne se askush nuk eshte plotësisht i lumtur në pjesen me te madhe te kohes, por as edhe komplet i merzitur. Duket sikur mendojme ne menyre konstante qe gjerat po shkojne mire , por qe mund te shkojne akoma dhe me mire. Kjo 7 konstante ne te cilen kthehemi vazhdimisht , na tregon nje “kurth fatal” sepse na thote : ” Sikur te kisha nje çike me shume do mundja te arrija 10 – tën dhe t’a mbaja”. Pra jetojme pjesen me te madhe te jetes tone duke ndjekur 10 – tën gjithe ankth. Mendojme se do jemi me te lumtur kur te kemi punen ideale, kur te blejme shtepine e re, kur te shkojme me pushime ne filan vend , kur te gjejme shpirtin binjak….problemi qendron se eshte gjithmone e pranishme “më shumë”. Deshirojme gjithmone e me shume.
Ne psikologji kerkimi i vazhdueshem i kenaqesise quhet “rutine edonike”, qe do te thote se po luftojme vazhdimisht per te patur nje jete “me te mire”, por ne fund e vetmja qje qe arrijme eshte qe konsumojme shume energji per tu rikthyer gjithmone ne te njejten pike : Nr. 7.
Kjo do te thote te rrime duarkryq e mos te bejme asgje ?
Jo ! Do te thote qe mund te ndjehemi te lumtur tani ne kete moment preçiz dhe ta arrijme 10 -tën, pa e lidhur aspak me gjerat dhe objektivat qe kemi ndermend te arrijme. Ka gjithmone nje perqindje permiresimi, por nuk eshte e nevojshme te varet lumturia jone dhe te kushtezohet nga çfarë mundemi te arrijme ose jo ne te ardhmen. Mbi te gjitha , jeta nuk permblidhet ne: permiresim te vazhdueshem, te kesh gjithmone e me shume e te shkosh gjithmone e me lart. Vjen nje moment qe ajo behet mbi te gjitha nje loje kompensimi. Kur arrijme nje fare niveli, te shkosh me tej mund te thote te shpenzosh me shume kohe dhe energji ne gjera qe nuk sjellin ndryshimin e vertete dhe nuk na çojne me afer 10 – tës së enderruar, por na mbajne ne nje 7 – të. Per kete arsye mundohu te mos e jetosh jeten si te ishte nje liste gjerash per te bere apo nje mal per t’u ngjitur. Jeta eshte me shume nje loje kompensimesh ne te cilen duhet te zgjedhim se çfare jemi te gatshem te japim per te mare nje tjeter shkarkese adrenaline, nje tjeter udhetim, nje tjeter gëzim…
(psikologjia per te gjithe) 24/korrik/2018