Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shenjat që tregojnë se po “dhuron” shumë !
Ishte viti 1974 kur sociologu Phillip Kunz udhehoqi nje eksperiment shume interesant.Iu dergoi per krishtlindje kartolina (te shkruajtura me dore) me foto të vetën dhe të familjes se tij, 600 personave qe i zgjodhi ne menyre rastesore. Marresit e kartolinave ishin njerez krejtesisht te panjohur per studiuesin, por shume shpejt kutia e tij postare u mbush me kartolina urimi. Mori rreth 200 pergjigje. Perse iu pergjigjen kaq shume njerez nje njeriu krejtësisht te huaj ? Eshte rregulli i reciprocitetit; ata njerez ndjene detyrimin t’i kthenin favorin Dr. Kunz. Megjithatë ka njerëz që nuk e zbatojnë këtë rregull dhe bëhen përfitues, lakmiqar dhe kopracë…bëjmë kujdes prej tyre, perndryshe ka shume mundesi te na i shterojne gjithe energjite tona.
Kush jep ka të drejten dhe të marë .
Thonë se ai që jep, duhet të harroje shpejt dhe kush merr duhet t’a kujtoje gjatë. Është e vërtetë se ndihma e sinqerte është ajo që del nga zemra, ajo që nuk kërkon asgjë ne shkembim, sepse vete akti i thjeshtë i ndihmës është tashme një shpërblim i mjaftueshëm. Por nuk mund të japim vazhdimisht, çdo here, çdo ditë, derisa të na shterojne krejt forcat, pa marrë asgjë në këmbim. Nuk behet fjale per “do ut des”, “më jep, pa të jap” apo për të treguar favoret që kemi bërë, por kemi nevojë për hir të ekuilibrit tonë mendor, të marrim nje kompensim në formën e dashurisë, fjalëve të mira dhe mirenjohjes. Ate lloj kompensimi që tregon se personi tjetër e çmon përpjekjen tonë dhe se gjithe ajo që bëjmë nuk është e kotë.
Nuk duhet të harrojmë se dashuria është ushqimi i shpirtit. Është njësoj e rëndësishme të japësh dashuri aq sa ështe dhe te marresh. Te ofrosh vazhdimisht, pa marrë asgjë në këmbim, është rraskapitëse, është si të zbrazësh shpirtin, duke harruar t’a mbushësh përsëri. Ndonjëherë nuk rrezohemi pse jemi te dobet, por sepse kemi qene shume te forte. Shume njerez tjetersohen kur dhurojne pafund sepse shohin qe kane vene nevojat dhe dëshirat e të tjerëve para vetes. Humbasin plotesisht vetveten duke u perpjekur vazhdimisht te kënaqin të tjerët dhe lënë ne harresë “unin” e tyre. Ky lloj shkëmbimi është toksik. Mungesa e reciprocitetit ushqen një spirale pakënaqësie, zhgënjimi dhe frustrimi. Kur japim shumë pa marrë asgjë në këmbim, në thelb nevojat tona për dashuri dhe mirenjohje mbeten të pakënaqura, dhe kjo zakonisht gjeneron një zbrazëti të brendeshme shume te madhe . Rreziku tjeter kur marim vetem rolin e dhuruesit eshte ; nuk jemi ne gjendje te kerkojme ndihme kur kemi nevoje. Ne pergjithesi, personi i forte behet mbeshtetje per te tjeret, keshtu qe nuk mban vetem problemet e veta por edhe të të tjereve. Si rjedhoje nuk eshte çudi qe t’a gjeje veten te “thyer ne dysh” nga kjo ngarkese.
Sinjalet qe tregojne se po jep shume. – Vazhdon te dhurosh edhe ne ato situata ne te cilat ndjehesh bosh emocionalisht. – Ndiheni të vetmuar në marrëdhënien tuaj dhe mezi i kënaqni nevojat tuaja emocionale.– Personi kërkon vazhdimisht ndihmë, por kurrë nuk është i gatshëm t’ju ndihmojë ose nuk e njeh përpjekjen tuaj.– Keni frikë se nëse nuk i përkushtoheni më , ai person do të largohet nga ju, gjë që në fund tregon se është një marrëdhënie interesi.– Ndihma juaj vetëmohuese është bërë një detyrim, kështu që personi e kërkon dhe e pretendon atë.– Është krijuar një marrëdhënie e varësisë në të cilën keni marrë rolin e donatorit, ndërsa tjetri vetem të përfituesit.
Si të dalim nga kjo lloj marrdhenie? Çdo herë që ndihmojmë dikë, i ofrojmë atij një pjesë të rëndësishme prej nesh. Për fat të keq, shumë njerëz nuk janë të vetedijshem dhe nuk e kuptojnë rendesine e kesaj ndihme, derisa të mos t’a kenë me prej nesh. Për të shmangur këto marrëdhënie të pabalancuara është e rëndësishme të kultivoni vetëvlerësim të mirë. Nëse e vlerësojmë dhe e çmojmë veten , me shumë gjasa dhe të tjerët do t’ i japin më shumë vlerë ndihmës sonë. Nëse të tjerët nuk e bëjnë këtë, ndoshta ka ardhur koha që të tërhiqemi me qetesi për t’u kujdesur për veten apo thjesht për ti treguar tjetrit se cfare po bejme per te dhe për të rivendosur nje ekuiliber në marrëdhënien marr – jap !
(psikologjia per te gjithe) 1/maj/2019