Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shfaqu ashtu si je në të vërtetë !
Një autor i njohur i terapisë Geshtalt thotë që nqse kërkojmë apo vendosim një qëllim jashtë relacionit personal organizëm – ambjent , kjo do të na shpjerë padyshim në një situatë konflikti dhe “çarje “;… “ çdo individ , çdo bimë, çdo kafshë ka vetem nje qellim…të realizohet për atë qe eshte , per ate qe perfaqeson.. Nje trendafil eshte nje trendafil. Nje trendafil nuk ka asnje qellim te realizohet si nje kangur “ (Perls ,1969 a p. 39) . Edhe Ezopi ne fabulat e tij te lashtesise pati të njejtën intuite pa patur privilegjin apo mundesine te realizoje kerkime shkencore. Ai shkruajti dhe la ende për boten tone sot fabulat më të famshme dhe inspiruese për mbarë njerëzimin. Per të na treguar te njejtin koncept si me lart shkroi fabulen e maces dhe Perëndeshës Aferditë.
Protagonistja e fabules eshte nje mace qe dashurohet me nje djalosh shume te bukur. E marrosur pas tij macja iu drejtua Aferditës ( perendeshes se bukurise dhe sensualitetit qe te ndihmon te dukesh terheqese dhe e perkryer para syve të të tjerëve dhe mbi te gjitha para syve te atij qe dashurojme). Macja iu pergjerua ta shnderronte ne nje vajze te bukur. Aferdita e prekur nga ndjenjat e saj e transformoi me te vertete ne nje vajze shume te bukur. Edhe djaloshi u dashurua pas saj sapo e pa . E mikloi , e mbushi me komplimente dhe i kerkoi te behej gruaja e tij.
Gjate marteses Aferdita donte te dinte nëse macja duke qene qe kishte ndryshuar pamjen e saj te jashteme, mos ndoshta kishte ndryshuar edhe karakterin. Per kete arsye lëshoi nje mi në mes te dhomes. Çfarë zallamahie ! Macja i harroi fare njerezit perreth dhe u versul te kapte miun për ta ngrene. Imagjinojeni çfarë skene : nje vajze e bukur qe vrapon pas nje miu gri. Perendesha duke nenqeshur dhe tundur koken , i riktheu serish pamjen e saj origjinale. Macja nuk e kishte humbur instiktin e saj të brëndëshëm edhe pse nga jashte kishte ndryshuar pamjen. Keshtu ndodh dhe me njerezit e keqinj ; mund ta ndryshojne pamjen, por mesiguri nuk e ndryshojne dot karakterin. Nuk duhet te gënjehemi nga pamja e jashteme dhe mbi te gjitha te mos hiqemi ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë. Shume nga konfliktet psikologjike lindin sepse tentojmë të dukemi ai/ajo që nuk jemi ne menyre qe te na pranojnë. Ka nje çmim te madh te mos qenurit autentik dhe koherent me nevojat tona ; qetësinë psikologjike ! Më keq akoma po na shkoi si puna e maces , sepse atehere behemi dhe qesharak perpara te tjereve.
( tregime terapeutike) 25/mars/2018