Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shkëputja nga Facebook, zvogëlon stresin apo e rrit atë?
Rrjetet sociale hynë fuqishem ne jetën tone , me premtimin se do të na krijonin mundesinë të lidheshim lehtë me të gjithë në çdo kohë. Në thelb, ky premtim i nënkuptuar na joshi me idenë se nuk do të ishim më kurrë të vetmuar. Premtuan se do të anullonin në çast fantazmën e vetmisë së padëshiruar që prek kohët moderne të karakterizuara nga individualizimi.
Megjithatë, rrjetet sociale kanë sjellë me vete edhe disa “efekte negative” për të cilat askush nuk na paralajmëroi. Eric Vanman, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Queensland, e kuptoi këtë. Psikologu thotë se ai vete kishte 10 vjet qe perdorte Facebook – un por, ndërkohë qe numri i miqve në internet rritej, filloi të ndihej i “mbytur” nga presioni social. Ndjeu nevojën të shkëputej nga rrjeti social për disa ditë. Provoi menjëherë një ndjesi lehtësimi, por me kalimin e kohës kjo gjendje iu shnderrua ne një ndjenjë te pakëndeshme; sikur po humbiste diçka të rëndësishme. Kjo ndjesi e bëri të hyje përsëri, duke rifilluar sërish ciklin. Vanman më vonë foli me koleget e tij psikologë në lidhje me këtë situatë dhe zbuloi se po ndodhte pikërisht e njëjta gjë dhe me ta. Per kete arsye vendosën ta thellojnë pyetjen.
Largimi nga Facebook redukton nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.
Hulumtuesit rekrutuan 138 përdorues aktivë të Facebook. Gjysmës se tyre iu kërkua të heqin plotësisht dore nga FB për 5 ditë, ndërsa gjysma tjetër vazhdonte ta perdorte normalisht . Pjesëmarrësit më vonë duhej t’ju përgjigjeshin sondazheve mbi kënaqësitë e tyre të jetës, nivelit të stresit, humorit dhe vetmisë që ata përjetonin, si para dhe pas eksperimentit. Gjithashtu u analizua edhe niveli i kortizolit, (tregues fiziologjik i stresit), nepermjet ekzaminimit te peshtymes. Psikologët zbuluan se pushimi i shkurtër nga Facebook pati një ndikim pozitiv në nivelin e stresit. Personat raportuan se ndiheshin më pak të stresuar dhe niveli i kortizolit rezultoi mjaft i ulet gjatë ditëve që nuk hynë në rrjetin social. Eshte shume interesante te theksohet se keta persona kaluan edhe më shumë kohë me miqtë e tyre. E kunderta me grupin tjeter që mbeti i lidhur me rrjetin social. Niveli i stresit mbeti i qendrueshem. Këto rezultate na bejne të pyesim: pse Facebook shkakton stres?
Përbërësit që e bëjnë Facebook një “koktej eksploziv”
Ky nuk është studimi i parë që na paralajmëron për rreziqet e fshehura të rrjeteve sociale. Nga njëra anë, rrjetet sociale ofrojnë nje fluks perditesimesh të vazhdueshme, komente dhe “pëlqime” ndaj te cilave behemi te varur. Kjo gje nxit frikën e humbjes së asaj që po ndodh, një fenomen i njohur si FOMO (Fear of Missing Out), që shkakton ankth.Të jetosh duke menduar se çfare po ndodh ne boten dixhitale, krijon nje gjendje angeshtie te ngjashme si ne rastet e nje vartesie apo nje akthi te gjeneralizuar .
Një studim i kryer nga Universiteti i Këlnit i hedh me teper benzinë zjarrit. Psikologët këtu kanë zbuluar se rrjetet sociale si Facebook ushqejnë fenomenin e “konkurrences sociale në rritje”; që është tendenca e krahasimit me ata që “qëndrojnë me lart”, ku suksesi i të tjerëve perjetohet si një tregues domethenes i dështimit të tyre. Ky është një mekanizëm shumë i rrezikshëm që nxit zilinë dhe ndjenjen e inferioritetit.
Në lidhje me këtë, Zygmunt Bauman tha se rrjetet sociale janë një kurth sepse ato bejne që “forca motivuese e sjelljes nuk është më dëshira pak a shumë reale, për të qene ne nje hap me të tjerët, por ideja magjepsëse dhe deshperuese, për të arritur nivelin e te famshmëve. “ Kjo është një përzierje toksike në të cilën pritshmëri te tilla shpesh joreale bien vazhdimisht ndesh me murin e ashpër të realitetit, duke përkeqësuar ndjenjën e dështimit, pazotesise dhe pakënaqësisë. Si rrjedhoje, shumë njerëz ndjehen të papërshtatshëm, gjë që gjeneron shqetësim dhe stres. Madje, një tjetër eksperiment i kryer në Universitetin Benedictine në Arizona zbuloi se “njohja” e një personi fillimisht në Facebook nuk zvogëlon stresin në kohën e takimit ballë për ballë, por përkundrazi e rrit atë. Psikologët thonë se kjo ndodh sepse ne krahasohemi me nje person i cili zakonisht publikon një jetë të idealizuar në rrjetin social dhe kjo krijon ndjesine sikur nuk jemi ne lartesine e tij/saj.
Vlen të sqarohet se fenomeni i krahasimit nuk bazohet vetëm në imazhet që të tjerët publikojnë në rrjetet sociale, por në një mekanizëm edhe më negativ; ne numrin e “shperndaj” dhe “pëlqej”, diçka që shumë e marrin si një simbol te drejtpërdrejtë te nivelit te pranimit nga shoqëria, ekstroversionit dhe suksesit në jetë.
Pra nuk është aspak e vështirë të lidhësh pikat dhe të kuptosh pse shkeputja nga Facebook mund të zvogëlojë nivelin e stresit dhe ankthit.. (te pakten disa dite ne muaj )
(psikologjia per te gjithe) 5/shtator/2018