Tel : 0696003300
Email : [email protected]
SHKRIMI SI TERAPI.
Eshte analizuar efekti qe ka shkrimi mbi disa te semure me dhimbje te natyrave te ndryshme. Shoqata mjekesore amerikane e realizoi kete me nje studim ne vitin 1999. Në pacientët me azëm u pa përmirësim i kapacitetit respirator dhe te pacientet me artrit dhimbjet u reduktuan shume. U demostruan keshtu efektet pozitive te shkrimit. Ne 2008 nje studim tjeter i publikuar ne Journal of Pain and Symptom Management shkruajti per nje grup te semuresh me kancer te cilet shkruanin per 20 minuta ne jave mbi efektet e semundjes se tyre. Te semuret paten nje permiresim te dukshem nga ana emocionale. Ata ndjeheshin mire pasi iu lexonin historine e tyre të tjerëve.
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të shkrimit si terapi është Dr. James Pennebaker. Në librin e tij “Shkrimi që kuron“ pershkruan 4 keshilla per ta perdorur shkrimin si terapi:
– Pyeteni veten; “Sa kohe kam që ndjehem keshtu?”- Nqse pergjigja eshte; “prej shume kohesh”, eshte e nevojshme te kerkojme ndihme; nje hap i pare mund te jete te fillojme te shkruajmë.-Perpiquni të shkruani 20 minuta per 4 ditë me rradhë. Studimet tregojne qe kaq kohe mjafton per te realizuar nje pjesez te permbledhur mbi ate çeshtje që ju preokupon ; në kete menyre çliroheni. –Shkruani pa u ndalur. Mos u shqetesoni per sintaksen, ortografine, sensin e asaj qe shkruani; asgje nuk duhet t’ju pengojë. Duhet ti çlironi ndjenjat tuaja dhe ti lini emocionet të fluturojnë .– Në tekstin tuaj provoni te lidhni aspekte te ndryshme te jetës; punen, mardheniet afektive etj. Duke pershkruar me fjale atë çka ju shqeteson në çdo aspekt të jetes tuaj, do te jeni ne gjendje te shikoni lidhjen qe ekziston mes ketyre shqetesimeve.
Të mirat (psiko – emocionale) të shkrimit terapeutik : Shkrimi do iu sjellë avantazhe te sigurta ne shume aspekte: do te ndjeni qe nepermjet tij keni nxjerre ne pah diçka qe ju shqetesonte, do ti jepni forme asaj gjeje, do provoni ta kuptoni dhe me pas edhe ta zgjidhni. Te permbledhura disa nga avantazhet e shkrimit terapeutik jane :1) Nxit aftesite tuaja krijuese. 2) Ju ndihmon te zotëroni emocionet tuaja. 3) Bën të mundur të njihni vetveten. 4) Ju krijon mundesine ti ndani ndjesitë tuaja me te tjeret.
“ Per mua, shkrimi eshte të jetosh, të njohesh veten, te jesh arkeolog i vetvetes. Nëse gërmojmë brënda nesh, do gjejmë gjithçka: nga krimineli te shenjtori, nga heroi te spurdhjaku” .(José Luis Sampedro)
(psikologjia për të gjithë) 28/maj/2017