Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shpërndarje e padrejtë e suksesit dhe meritave .
Histori si kjo hasen shpesh, sidomos në fushen profesionale.
Besoj ju ka rastisur te jeni përgatitur mendërisht dhe shpirtërisht të bëheni pjesë e një projekti specifik. Një pozicionin i shumëpritur ky për të cilin ndjehesh se je specialisti i duhur, ke kohë qe punon mbi këtë tematikë të veçantë dhe mbi të gjitha je dhe shumë i motivuar. Të gjithë (ose pothuajse) mendojnë se je ti personi ideal që mund ta realizosh këtë dhe patjetër do të besohet ty kjo detyrë. Por meqenëse në jetë , jo gjithçka që dëshiron realizohet , kjo mundësi i jepet dikujt tjetër. Dikujt tjeter qe nuk nguron aspak ti kërkoje dhe shfrytëzojë si ti kishte të vetat , gjithë materialet për të cilat ke punuar dhe munduar aq shumë .
Nuk çuditesh pse nuk ta dhanë këtë mundësi , por sepse shikon se personi i përfshirë në vendin tend eshte ai qe ka patur me dhjetra mundësi të tjera dhe me parë . Qe ne vitin 1968 sociologu amerikan Merton e quajti kete fenomen , Efekti Mateu (Matthew Effect ) . Ky efekt e mori emrin nga nje pjese biblike ku thuhet : “ kush ka do ti jepet akoma dhe do kete me bollëk , ndërsa kush nuk ka do ti hiqet dhe ajo pak që ka “. Pavarësisht sa e drejtë apo e padrejtë mund të duket kjo thënie , është e qartë se në shumë kontekste (për mos të thënë në të gjitha ), ata persona që arrijnë disa rezultate vazhdojnë të tërheqin vemendjen , nderkohe qe te tjeret (sidomos të rinjtë) duhet te presin rradhen nen hijen e ketyre të parëve.
Nen driten e ketij efekti keta tipat qe shfaqen ngado (si fanti spathi) vleresohen ne maksimum dhe marin : nje sasi te madhe perfitimesh materiale ( ekonomike, mundesi te reja , fitojnë çmime) si dhe jo materiale (privilegje, konsiderata, besim, pushtet, simpati ).
Nga ana tjeter ata qe rrine ne hije perceptohen si me pak te rendesishem dhe per ta minimizohen , rrudhosen apo shuhen fare perfitimet, mundesite dhe meritat. Ne raste ekstreme kush ka pak “ zhvishet ” edhe nga ajo pak qe i perket dhe ne menyre paradoksale i jepet atij qe ka me shume.
Keshtu pra , pak ne menyre te vetedijshme dhe pak ne menyre te pavetedijshme efekti Mateu vazhdon te influencoje ne shume kontekste. Në kontekstin tonë situata është katandisur si mos më keq…por gjithesesi kurajo se rrota do xhirojë dhe per ne ! ♥..
Burimi:Merton, R. K. (1968) The Matthew Effect in Science . Jimenez, J.(2009) El efecto Mateo: Un concepto psicologico.
( psikologjia për të gjithë )