Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shumë  sulmojnë  të  dobtit  dhe  shmangin  të  fortët.

 

Macja kur eshte duke kapur miun është nje luan , por  bëhet  mi kur përleshet me  panterën.” Nje  thënie  kjo  te  “Baçja (gjylystani) e luleve” e  Sa’di (1210 -1291). Figurë e jashtëzakonshme ky  poet  Persian, i  mençur , që  në  këtë  kryeveper  gërsheton  rrefenja, thënie  të  mençura, vargje  dhe  reflektime  të  shkelqyera. Me  ton  të  gjalle  dhe  të  ashpër  kjo  shprehje  i  ben  jehone  ne  menyre  simbolike  thenies  se  zakonshme “te  fortë  me  te  dobtit  dhe  te  dobët  me  te  fortet”. Ky  eshte  nje  qendrim  qe  ne  menyre  te  turpshme  te  gjithe e  kemi  praktikuar  ndonjehere  ne  jete ; arrogantë  dhe  triumfues me  te  dobtit, apo me  kë  kemi  konsideruar  më  inferior  se  ne  dhe  gojëkyçur  e  te  përkulur  perpara  te  pushteteshmve, atyre  që  duket  se  na  kane  ne  “dorë”, apo  prej  te  cileve  presim  ndonjë  shperblim.

Thelle  ne  brendesi  te  çdonjerit  nga  ne  ekziston  nje  forme  ligesie  dhe  nje  shtyse  per  te  qene  te  dhunshem. Kjo  nxitje  aktivizohet  me  teper  brenda  nesh, kur  shohim  qe  tjetri  eshte  i  dobët. Nje  tjeter  moto  latine  thote : In praetoriis  leones, in castris lepores – Ne  pallat  luanë, ne  fushen  e  betejes  lepuj.Tundimi i  abuzimit shpesh fsheh një  goxha dozë ligesie… Dhe  siç  eshte  zakoni  i  postimeve  ne  kete  faqe  e  permbledhim  këtë  koncept  me  rrefenjen (që jua  lexojmë  dhe  fëmijëve) ,“Sorra dhe delja”; “Nje  sorre  antipatike  u  ul  të  pushonte  mbi  kurrizin  e  nje  deleje. Qëndronte  e  kapur  fort  pas  kurrizit  te  deles  me  kthetrat  e  saj  te  mprehta … Pas  nje  copë  here  delja  e  gjorë  ktheu  koken  drejt  sorres  dhe  i  tha : “provoje  nje  here  zotrote  te  pushosh  ne  kurrizin  e  ndonje  ujku  pa  të  shohim ! Duhet  te  falenderosh  hyjnite  qe  nuk  me  dhanë  dhëmbë  të  mprehtë  dhe  reflekset  e  ujkut.”; – por  sorra  iu  pergjigj;  E  dashur, per  fat  une  di  të  dalloj  te  fortet  nga  te  dobtit  dhe  normale  qe  perfitoj  nga  kjo”…

Shumë  sulmojnë  të  dobtit  dhe  shmangin  të  fortët…Duhet  te rigjejme  respektin  për  dinjitetin e  çdo  personi, pa u  nisur  nga  fuqia  apo  dobësia  e  tij, nga  statusi  i  tij social.. sidomos  në  këto  kohera  ku  mbizoteron  ligji  i  suksesit  dhe  paraqitja.

(tregime Ψ terapeutike)                                                                15/shkurt/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe