Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si të shmangim BALTEN !
Kjo histori nuk e errëson rendesine e vetevlerësimit dhe sigurisë te vetja . Ato mbeten cilësitë thelbësore për të arritur atë çfarë duam te realizojmë në jetë .❤
” Ishin dy burra shumë të zotë. Secili prej tyre udhëhiqte një karrocë me kuaj . U duhej te perballonin nje udhëtim te veshtire . Rruga ishte tepër e keqe , plot gropa dhe balte . Nderkohe qe njeri prej burrave kishte hipur ne karrocen e tij te vjeter te terhequr nga dy kuaj të lodhur dhe të katandisur kockë e lëkurë, tjetri po afrohej mbi nje karroce luksoze terhequr nga dy kuaj te forte rrace.
Burri me karrocen luksoze filloi të qortonte të parin duke i thënë : “ vetëm të jesh budalla të marësh rrugën në këto kushte. Me këtë karrocë rrezikon të ngelesh ne ndonjë gropë me baltë dhe me keta kuaj që ke , zor se mund të dalësh prej andej. Karrocieri tjeter ju pergjigj ! – Në fakt ai që rrezikon të ngecë në llucë je ti me kuajt dhe karrocen tënde lluksoze.. E gjitha kjo sepse karrocieri i pare i vetedijshem për dobësine e karrocës dhe kuajve te tij do te ishte shume i kujdesshem dhe do ta shmangte baltën. Ndërsa karrocieri i dytë me besimin dhe sigurine e plotë që do te mund te lirohej kollaj sepse kishte kuaj te fuqishem , mund te bente ndonje proçkë e te futej permes gropave me baltë pa u menduar gjatë. Keshtu që herët a vonë do të mbetej i bllokuar “.
Ndonjëherë vetëbesimi dhe siguria e madhe në aftësitë tona mund të na sjellin të papritura jo të këndëshme. Të jesh i kujdesshëm nuk është kurrë e tepërt.
(tregime terapeutike )