Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si  t’ja  bëjmë  me  ziliqarët ?

Zilia  është  një  ndjenje  primitive  mjaft  e  perhapur, qe  nuk  deklarohet  asnjehere, per  te  mos  treguar  ndjenjen  e  inferioritetit  qe  fshihet  pas  saj…

I  dhuruan  nje  burri  nje  copë  tokë  ta  punonte  dhe  kultivonte. Ditet kalonin por  ai  nuk  po  kujdesej  aspak  për  të. Pas disa muajsh barerat e keqija kishin mbuluar pothuajse gjithe vendin..Kur mberriti  koha  e  te  vjelave, nuk kishte  asgje per të marë. I deshperuar dhe  i zemeruar ngriti syte nga qielli dhe tha: – Ç’te  keqe  te  kam  bere  o  Zot  qe  me  trajton  keshtu ? Cfare  kam  bere  qe  me  dergon  kete  fatkeqesi ?.Shiko  fushat  e  fqinjeve  te  mi  sa  pjellore  jane  dhe  shiko  token  time  djerrë ! Ky  tregim  i  shkurter  ne  librin “Bisede  me  Abul  Beka”  na  tregon  se  cila  eshte  menyra  e  arsyetimit , shpesh mjaft irracionale, e  personave  ziliqar.

Edhe  ziliqaret  ndahen  ne  disa  lloje. 

1.Ziliqari  sarkastik. Ne  dukje  ky  person  pret  gjithçka  me  nje  sens  humori, por  ne  realitet, eshte  duke  e  kamufluar  ziline  me sarkazem, qe eshte arma e tij e preferuar per ta bere tjetrin te ndjehet keq. Nuk  sulmon  kurre  ne  menyre  direkte, por eshte gjithmone gati  te vere ne  dukje pikat e tua te dobta  dhe  gabimet me buzeqeshje..,eshte menyra e tij per te bere te ndjehesh inferior. Dhe  nqse  e  pyet  se  çfare  donte  te  thoshte , ka  shume  mundesi  qe  të  ndjehet  i  ofenduar  ose  inatoset .
2. Ziliqari  i  drejtperdrejte. Ky  te  sulmon  direkt  me  synimin  qe  te  te  beje  te  ndjehesh  keq. Normalisht  behet  fjale  per  persona  te  pasigurte, me  personalitet  agresiv, qe  perpiqen  ti  kapin  difektet  e  tua  me  detaje  me  qëllim  qe  mos  të  lenë  të  gezosh. Jane  kaq  te  vemendeshem  saqe  pas  çdo   sinjali  te  vogel  suksesi  te  kujtojne  nje  deshtim  ose  nje  gabim  te  kaluar. Keta  lloj  tipash  ziliqar  te  vene  pengesa  ne  rrugen  tende, që  të  mos  kesh  sukses.

3.Ziliqari  pesimist.  Objektivi  i  tij  eshte  te  minoje  moralin  dhe  motivimin  tend.  Cfaredo  lloj  lajmi  pozitiv  qe  mund  ti  japesh  mund  ti  ngjalle  zili  dhe  do  ta  kundershtoje  me  argumenta  negative  vetem  me  qellim  qe  te  te  deshperoje. Psh, nqse  thua  qe  sapo  te  kane  pranuar  te  punosh  ne  nje  Korporate  te  rendesishme, mesiguri   do  të  thonë : shiko  se  ata  rrezik  me  gabimin  me  te  vogel  te  heqin  nga  puna, ose  do  te  numerojne  nje  sërë  arsyesh  per  të  të  thënë  qe  nuk  eshte  ndonje  Korporate  dhe  aq  e  rendesishme  sa  thuhet. 4.Ziliqari  konkurues. Ky  person  nuk  te  thote  asgje  hapur, por  sjelljet  dhe  veprimet  e  tij  flasin  per  te. Eshte  ne  dijeni  te  çdo  detaji  te  jetes  tende  dhe  kërkon  te  te  imitoje. Po  bleve  ndoje  celular, shkon  me  vrap  blen  nje  te  ri  më  të  mirë  se  tendin, më  të  madh ,më  të  shtrenjte. Eshte  tipi  i  njeriut  ziliqar  qe  nuk  kenaqet  kurre  me  ate  qe  ka  dhe  kerkon  pra  vazhdimisht  te  kete  ate  qe  kane  te  tjeret  dhe  pretendon  se  mund  te  te  ngjall  edhe  zili. 5.Ziliqari  në  pritë. Edhe  ky  tip  nuk  thote  gje, te  pakten  si  fillim. Eshte  nje  lloj  “voyeur  i  heshtur”  qe  observon  jeten  tende  me  zili. Kur  ndodh  qe  te  besh  nje  gabim, deshtim  apo  diçka  shkon  keq, perfiton  nga  ky  moment  per  ta  vene  gishtin  ne  plage. Fraza  e  tij  e  preferuar  eshte : “te  kisha  thene!”,  qe  fsheh  nje  kenaqesi  te  thelle  sepse  e  ben  te  ndihet  superior.

Zilia  nuk  eshte  nje  gje  per  tu  pasur  zili.

Per  te  thene  qe  nje  gje  eshte  shume  e  mire  thuhet “eshte  per  tu  patur  zili”. Megjithate  zilia  eshte  nje  nga  ndjesite  me  te  demshme  qe  ekzistojne. Demton  shume  ate  qe  provon  zili, por  edhe  ate  qe  e  kane  zili, sepse  shpesh  ky  i  fundit  eshte  i  detyruar  te  kaperceje  te  gjitha  llojet  e  veshtiresive  qe  i  nxjerrin  ziliqaret.  Zilia  eshte  nje  sentiment  gerryes  qe  mund  te  na  shkaterroje  jeten.  Carrie  Fischer  e  pershkruan  shkelqyeshem  me  keto  fjale : “te  kesh  zili  eshte  njesoj  si  te  pish  helm  dhe  te  shpresosh  qe  te  vdese  personi  tjetër.“

Edhe  disa  studime  te  shkencave  neurologjike  ne  Japoni  kane  zbuluar  se  zilia  demton  shume  personat  qe  e  ushqejne  kete  sentiment. Ata  zbuluan  se  zilia  aktivizon  te  njejtat  zona  te  trurit  te  lidhura  me  dhimbjen  fizike. Studimi  nxorri  ne  pah  se  ne  rastet  kur  eksperimentuesit  imagjinonin  sikur  personi  qe  kishin  zili  kishte  deshtuar , ne  trurin  e  tyre  aktivizoheshin  qarqet  e  rikompensimit, qe  do  te  thote  qe  qendra  e  kenaqesise  se  tyre  aktivizohej  kur  mendonin  se  tjetri  ishte  keq. Me  pak  fjale: “kenaqen  per  fatkeqesine  e  tjetrit”. Problemi  qendron  se  ziliqari  e  ka  te  veshtire  t’ju  gezohet  gjerave  te  jetes  se  tij ,thjesht  sepse  eshte  shume i  perqendruar  ne  gjerat  e  bukura  qe  ju  ndodhin  te  tjereve. Ndjehet  inferior, mendon  se  nuk  do  te  jete  kurre  i  lumtur, potent, i  afte  apo  inteligjent  si  te  tjeret  dhe  per  kete  arsye  ushqen  zili. Te  ushqesh  zili  eshte  njesoj  si  te  hapesh  gropen  per  te  futur  lumturine  tende.

Si  t’ja  bëjmë  me  ziliqarët ? Nuk  mund  te  ndalojme  te  tjeret  te  na  kene  zili  dhe  ne  shume  raste  nuk  mund  te  bejme  asgje  per  ta  limituar  ziline  e  te  tjereve, sepse  keta  persona  kane  nje  menyre  krejtesisht  te  veçante  te  te  kuptuarit  te  botes. Sociologu  Austriak  Helmut  Schoeck  thote : “personi  ziliqar  mendon  se  nqse  komshiu  i  tij  thyen  kemben  ai  vete  mund  të  ecë  me  mire.” Ziliqaret  e  shohin  botën  ne  nje  menyre  kaq  egocentrike  dhe  te  shtrember , saqe  vuajta  e  te  tjereve  ndonjehere  ju  duket  “bekim” per  ta. Prandaj  gjeja  me  inteligjente  qe  mund  te  bejme  eshte  t’ ju  rrime  larg  dhe  te  bejme  kujdes  ndaj  pengesave  qe  mund  te  na  nxjerrin  ne  rrugen  tone.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                      6/Gusht/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe