Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Stresi pasojë e një shoqërie çdo ditë e më shumë të ndërlikuar dhe kërkuese!

 

Këto  vitet  e  fundit  ritmi  i  jetës  ka  ndryshuar  shumë . Lëviz  gjithçka  shumë  shpejt. Secili  nga  ne  përballet  çdo  ditë  me  veshtirësi  të  reja, me  ndryshime  të  reja . Shume  prej  nesh  ndjejne  nje  parehati  pasi  jeta  po  behet  gjithnjë  e  me  shume  e  nderlikuar  dhe  kerkuese. Ky  ritem  me  kete  shpejtesi  marramendese  eshte  bere  i  pakapshem  dhe  ndaj  atyre  qe  nuk  ja  dalin  dot  mbane  ka  nje  indiferentizem  te  frikshem.

Jeta  profesionale  dhe  sociale  i  ngjan  nje  lumi  te  rrembyeshem  qe  lejon  te  mbijetojne  vetem  ata  qe  dine  te  notojne  mire  dhe  shmangin  me  shkathtesi  te  gjitha  pengesat;  shkembinj, dege  e trungje  qe  shfaqen  pergjate  rjedhës. Rrezikon  te  mbytesh (humbja  e  punes, ulja  e  standartit  te  jeteses  ne  familje, perkeqesimi  i  shendetit etj)… Notarët  e  shkelqyer  janë  të  rrallë. Te  gjithe  ne  “notaret  çka”  vuajmë  çdo  dite  stresin  e  kesaj  shoqerie  me  kerkesa  te  larta, ne  te  cilen  çmohet, pranohet, lavderohet  vetem  ai  qe  eshte  i  bukur, inteligjent, simpatik, i  ekuilibruar, i  kapshem, ekstrovers, i  afte  te  socializohet, terheqes, i  pasur, me  fat, i  shendetshem , i  afte  te  pershtatet  me  ndryshimin dhe  me  situatat  e  reja. Po  te  tjeret…? Çfare  i  ndodh  atij  qe  noton  shume  keq, keq  apo  çka ? Mund  te  mbytesh  kollaj.  Eshte  shume  e  lehte  te  mbytesh…

 Ka  disa  vite  qe  stresi është  bërë  një  nga  fjalët  më  të  përdorura  në  biseda, në  gazeta, në libra. Nuk është vetëm  lodhje, dhimbje  ose  vështirësi  jetese, është  vuajtje  e  brendshme, angeshti, nervozizëm, pagjumesi, lodhje  fizike  dhe  sjell  me  vete  shumë  ndryshime , madje  dhe  ndryshime  në  sjellje  me  një  ulje  të  ndjeshme  të  qetesise  mendore. Sidoqoftë, ky  shqetësim  social  vështirë  se  vihet re, pasi  njerezit  tentojne  te  mos  e  shfaqin, por  e  jetojne  hapur  vetem  brenda  ne  shtepi, ne  familje, ne  vetmi , ose  në  marrëdhëniet e  një  grupi  të  vogël. Fatlume  ata  qe  zgjedhin  te  konsultohen  me  nje  specialist  te  fushes… Ndonjëherë, (për fat të keq) kjo  vuajtje  e  brendshme  shprehet  si  dhunë (ose  si  protestë  dhe  rebelim  social), sikur  potenciali  i brendshëm  duhet  të  shpërthejë  për  t’u  zbrazur. Është  manifestimi  i  një  zemërimi  të  lidhur  me nevojat  e  paplotësuara  ose  të  frustruara, veçanërisht  ato  që  kanë  të  bëjnë  me  identitetin tone dhe  realizimin  e  vetes. Tensioni  zhvillohet  nga  prania  e  një  mosekuilibri  që (minohet) nga  një  situatë  sociale  e  pasigurte  dhe  e  paqartë , nga  ndjenjat  e  shtypjes, pasigurisë, frikës. Krijohet  një  konflikt  midis  nevojave  personale  dhe  detyrave  të  jetës  shoqërore  dhe  mjedisit  të  punës. Ka  probleme  ekzistenciale  që  lindin  çdo  ditë  në  një  mënyrë  urgjente  dhe  të  pashmangshme.

Një  here  e  një  kohë  mbizotëronin  faktorë  stresogjen  me  origjinë  fizike ; si nxehtësia, të  ftohtit, thatësirat ose  faktorë  fiziologjik ; si uria, infeksionet. Këta  faktore  kanë  qenë  gjithmonë  pjesë  e ekzistencës  njerëzore. Sot  njerëzit  vuajnë  shumë  më  tepër  nga  stresi  social  ose  psikologjik, i lidhur  me  marrëdhëniet  njerëzore, me  presionet  në  punë  ose  në  shkollë, vështirësitë  financiare, sëmundjen  ose  vdekjen  e  një  personi  të dashur, me  aksidentet  dhe  fatkeqësitë  natyrore, deri  te ndotja (jo  vetëm  e  ajrit, ujit  dhe  tokës  por  edhe  e  mjedisit  akustik).

Shoqëria  e  sotme  imponon  ritme  të  ngutshme  dhe  modele  shumë  konkurruese. Është  bërë normale  të  ndihemi  vazhdimisht  nën  presion, te  shtypur  nga  një  model  lumturie  që  duket  i paarritshëm. Në  të  njëjtën  kohë, marrëdhëniet  njerëzore, aq  të  rëndësishme  në  mbështetjen  e  jetës së  njerëzve , janë  dobësuar; solidariteti, besimi  dhe  bashkebisedimi  janë  gjithnjë  e  më  të  rralla. Mungon  pra  ndjenja themelore : Siguria !! – Kjo  është  arsyeja  pse “stresi” është  bërë  sinonim  i “shoqërisë  moderne”. E  megjithatë  duhet  të  bëjmë  si  lulja  e  Lotus – it (zambaku i ujit). S’kemi  zgjidhje  tjetër.Edhe  pse  uji  perreth  është  i  ndenjur , zambaku  e ruan  bukurinë  e  vet  duke  qëndruar  mbi  ujë  gjithë  hijeshi .

(psikologjia per te gjithe)                        25/prrill/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe