Tel : 0696003300
Email : [email protected]
” Studimi Monstruoz “
Historia e psikologjisë është shënuar fatkeqësisht edhe nga eksperimente jo shumë etike. Një prej tyre është quajtur “ Studimi Monstruoz “. Në këtëtë rast subjekt studimi ishin 22 fëmijë jetim të Davenport . Studimi drejtohej nga profesor W . Johnson pranë Universitetit të Iowa. Ishte viti 1939. Nga 256 fëmijë të intervistuar u zgjodhën 10 fëmijë që belbëzonin dhe 12 që nuk kishin probleme me të folurin . Fëmijët u ndanë në çifte duke u bazuar në gjini, moshë dhe koefiçient inteligjence .(IQ)
Një studente e re u zgjodh si asistente. Ajo i ndau fëmijët në 2 grupe. Kishte si detyrë të fliste në mënyrë pozitive me fëmijët e grupit të parë me qëllim që ata të zhvillonin një mënyrë komunikimi sa më të rrjedhshëm. Ndërsa me grupin tjetër komunikonte në mënyrë negative duke i përçmuar vazhdimisht për çdo gabim që bënin kur flisnin dhe theksonte gjithmonë që ishin “memecë”. Kuptohet që grupi i fëmijëve nën influencën negative jo vetëm që zhvilloi probleme me komunikimin por shfaqi dhe probleme psikologjike.
Objektivi i studimit ishte tentativa per të nxjerrë në pah bëlbëzimin te femijët pa probleme duke modifikuar vetëm formën e komunikimit me ta dhe në të njëjtën kohë të eliminonte belbëzimin te fëmijët e tjerë duke përdorur një gjuhë të qartë dhe komunikim të ngrohtë.
Eksperimenti zgjati 5 muaj gjatë të cilit fëmijët i nënshtroheshin për 45 min një dialogu të gatshëm të përgatitur për këtë qëllim. Atyre që kishin vështirësi në të folur ju thuhej : “do ta kalosh belbëzimin dhe do të jesh në gjëndje të flasësh edhe më mire se personat “normal”. Mos ja ver veshin atyre që të kritikojnë, sepse ata nuk e kanë idenë që bëhet fjalë vetëm për një situate të përkohëshme “.
Në të kundërt , të vegjëlve pa probleme ju thuhej : Doktorët kanë arritur në konkluzionin se ti vuan nga një problem i të folurit.Ke shumë simptoma tipike si fëmijët memec. Duhet të bësh diçka që të ndalosh përkeqësimin. Përdor vullnetin tënd, mos fol fare nqse nuk flet dot mirë . E ke parë si flet (dhe përmendnin emrin e një fëmije të jetimores që kishte shenja të dukshme belbëzimi )? Pa dyshim që ka filluar si ty “.
Që në sesionin e pestë asistentja raportoi rezultate ku shumë fëmijë që flisnin në mënyrë perfekte një muaj më parë, tashmë refuzonin të flisnin ose paraqisnin vështirësi. Natyrisht në këtë rast bëhej fjalë për fëmijët nga 5 – 9 vjeç sepse për adoleshentët 15 vjeç që ishin më koshient për veten, proçesi kërkoi më shumë kohë , por pasojat ishin akoma më të rënda.
Pasi eksperimenti përfundoi, asistentja u kthye shumë herë në jetimore për t’ju ofruar ndihmë fëmijëve që ishin “konvertuar” në bëlbëzues. Ajo tregon që fëmijët u shëruan përgjithmonë nga problemet e komunikimit verbal .
Aktualisht disa specialistë pranojnë që eksperimenti paraqiste gabime metodologjike të rëndësishme (përveç mungesës së etikës) dhe për këtë motiv rezultatet nuk mund të përdoren për të thelluar njohjen mbi belbëzimin. Megjithatë ka qëndrime të tjera që afirmojnë se ky studim tregon që belbëzimi është një çrregullim kryesisht psikologjik. Kohët e fundit janë të shumtë psikologët që afirmojnë se belbëzimi (disfemia) është një çrregullim që varet nga shumë faktorë.
Në gusht 2007 , gjashtë nga fëmijët jetimë u dëmshpërblyen nga shteti i Iowa me një shumë rreth 925.000 dollarë për dëmin emocional të shkaktuar nga eksperimenti.
Burimi:Dyer, J.(2001) Ethics and Orphans: The “Monster Study “.
(psikologjia për të gjithë) 21/tetor/2016