Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të dëshpëruar edhe kur shndrit dielli !
☺Çrregullimi afektiv stinor. Bie shi edhe kur ka diell.
“Në ciklin e natyrës, nuk ka as fitore,as humbje: ekziston vetëm lëvizja e ndryshimit. Dimri lufton për të imponuar mbretërinë e tij, por në fund detyrohet të pranojë fitoren e pranverës, që sjell lule dhe gëzim. Vera përpiqet të zgjasë mbizotërimin e ditëve të saj të nxehta, pasi është e bindur që nxehtësia është një element i dobishëm për njerëzit, por përfundon duke u përkulur me ardhjen e vjeshtës, e cila i dhuron pushimin e merituar tokës”. Paulo Coelho
Jeta rrjedh, ndërkohe qe stinët ndjekin njera – tjetrin. Ato janë maratoniste që vrapojnë së bashku, por me shpejtësi të ndryshme në pisten pambarim të kohës. Nxitja e tyre e brendshme i bën të alternohen dhe kur njera prej tyre eshte në krye të garës përpara të gjithave, ka fuqinë të përhapë karakteristikat e veta, të sjellë ndryshime, të nxisë ndjesi dhe emocione që i përkasin dhe vetë asaj…
.. Çfarë kohe bën jashtë? Çfarë kohe bën brenda?
Ne shpesh vemë re një lidhje të ngushtë midis humorit tonë dhe motit ; – nga dimri i ftohtë që pushton shpirtin tonë dhe na bën përtacë në ato ditët plot rreze të shndriteshme që na japin forcë dhe entuziazëm
Ja psh. pranvera u shfaq edhe kesaj here (pavarësisht pandemisë) bashke me pritshmerine tone per tu ripërtërirë.Te dalesh nga “letargjia” dimerore eshte nje detyre disi e lodhshme për ne : në fazat e ndryshimit të stinëve janë të zakonshme ndjesia e lodhjes,veshtiresia per tu zgjuar, rritja e nevojes per gjume dhe ushqim. Ndonjehere kjo vuajtje e lehte shoqerohet me nje fije trishtimi ,qe ngjason shume me nje si boshllek te brendeshem kalimtar.
Rosenthal èshte i pari qe i vuri nje emer ; SAD (Sesonal Affective Disorder) bashkesisë së gjithe ketyre shqetesimeve duke i dhene jo rastesisht akronimin SAD,pra i trishtuar,pasi eshte prania e mendimeve depresive qe e strukturon.Sot klasifikohet si “ çrregullim depresiv madhor sezonal në DSM-5; është një gjendje depresioni që shfaqet për të paktën dy vjet rresht brenda një periudhe të caktuar të vitit, ndërkohe qe eshte pothuajse inekzistent gjatë sezoneve të tjera. Prek me shume femrat në grupmoshën 20 – 30 vjeç. Èshte nje forme depresioni atipik i rendesishem që duhet te njihet dhe te diagnostikohet; episodet stinore mund te shkaktojne nje shkeputje nga jeta shoqerore,duke sjellë pasoja ne funksionimin normal edhe pergjate gjithe vitit.
Çrregullimi afektiv sezonal eshte kryesisht crregullim i proçeseve biologjike,ose me mire shkaktohet nga alterimet hormonale te neurotrasmetuesve qe pësojne influencen e stineve.. Supozohet se me uljen e temperaturave dhe dritës gjatë ditës, zvogëlohet aktiviteti i serotoninës (neurotransmetuesi përgjegjës për stabilizimin e humorit) dhe gjenerohet një mbiprodhim i melatoninës i cili rrit nivelet e përgjumjes gjatë ditës, duke ndikuar ritmet e orëve tona të brendshme. Për më tepër, ekspozimi i ulët ndaj dritës ndikon në prodhimin e vitaminës D, mungesa e së cilës lidhet biologjikisht me praninë e simptomave depresive.
SAD varion, për nga ashpersia e simptomave, qe shkon nga një formë e lehtë melankolie e quajtur “dimrat blu” deri te format jofunksionale, invaliduese dhe shfaqjen e ideve vetëvrasese (suicidale) …
Forma me e shpeshte e ketij crregullimi eshte “forma dimerore” qe karakterizohet nga humori i trishtuar, ndjenje dobesie , irritimi, pergjumje dhe grykesi. (hiperfagia). Shfaqet gjate stines se vjeshtes dhe zgjat gjithe dimrin duke u larguar gradualisht me ardhjen e pranveres..Gjate kesaj periudhe te vitit personat e prekur nga SAD kane nevoje te flene shume, ndjehen vazhdimisht si te keputur, kane veshtiresi në perqendrim dhe konsumojne kryesisht ushqime te embla dhe karbohidrate ne menyre kompulsive duke shkaktuar keshtu shtim ne peshe dhe si pasoje pakenaqesi per format e trupit.Simptomat bëhen më të mprehta gjatë orëve te mbremjes.
Edhe Giacomo Leopardi e kishte vënë re ndryshimin e humorit me bazë stinore dhe për stinën e ngrohtë shkruan : “Në pranverë, njeriu zakonisht ndjehet më i pakënaqur me gjendjen e tij sesa në kohërat e tjera.”
Pra “forma verore” jo shume e zakonshme fillon gjate pranveres, zgjat deri ne stinen e renies se gjetheve dhe kulmon gjate stines se verës.Kjo forme mbart tone te ulta të humorit bashke me nje gjendje irritimi ,ankthi dhe humbjeje te oreksit.
Pavarësisht nëse shfaqet në fazën blu të vitit, apo në atë të verdhë, SAD përfaqëson një rezistencë ndaj ndryshimit ose një përpjekje jofunksionale për të gjetur një ekuilibër të ri pas një faze tranzitore.. Tendenca e pavetëdijshme e atyre që vuajnë prej tij është ndarja e periudhës diellore në dy gjysma, një e mirë dhe një e keqe, sikur jeta eshte e mundur vetëm ku dhe kur natyra na ndihmon qe të jemi të gjallëruar. Lëvizja e pavetëdijshme ka si qëllim të injorojë veprimet dhe lirinë e saj të zgjedhjes mbi botën. Sidoqoftë, duhet të ndalemi në mundësinë e bashkë – ekzistences së aspekteve të mira dhe të këqija të vetvetes që shtyjnë drejt zgjedhjeve të vetëdijshme (pa ngecur tek ato te duhurat kundrejt te gabuarave) për të asociuar nxehtësinë dhe të ftohtin, dritën dhe errësirën, shiun dhe diellin në shpirtin tone…
(psikologji për të gjithë)