Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të gjesh “notën” tënde në jetë !
Ishte një burrë që i binte violinës së tij ditë e natë. Burri luante në violinë gjithmonë dhe i binte gjithmonë vetëm të njëjtës notë . Perseritej i njejti avaz për vite me rradhë… Një natë gruaja e tij më në fund e ndërpreu dhe i tha :
“I dashuri im, violina është një instrument i shkëlqyer, por violinistët e tjerë e përdorin në një mënyrë krejt tjetër… jo duke i rënë vetëm një note… jo në të njëjtin tel , me të njëjtën lëvizje të harkut. Ata e kalojnë harkun nga një tel në tjetrin , ndryshojnë lartësi , luajnë me gishta të ndryshëm…”
Por burri e ndërpreu dhe iu përgjigj : “ Gruaja ime e dashur të tjerët kërkojnë notën, të cilën unë tashmë e kam gjetur ”!….dhe vazhdoi t’i binte “notës së tij”.
Nuk e kishte të nevojshme të kërkonte nota dhe melodi të tjera të panjohura burri. Nota që kishte gjetur ishte ajo që i dhuronte sigurinë dhe qetesinë që i duhej për tu ndjerë i lumtur teksa i binte pareshtur instrumentit të tij të dashur .
(tregime terapeutike)