Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të mësojmë nga bletët për të jetuar më mirë !?
Jeta është një koncept që përfshin shumë manifestime. Qenia njerëzore është vetëm një shembull i këtyre shprehjeve dhe dallon nga aftësitë e saj për të abstraguar dhe transformuar realitetin. Megjithatë, ekzistojnë lloje speciesh qe jane superiore në aspekte të tjera, siç psh insektet. Nje shembull nga mund te mesojme shume jane bletët.
Kosherja është një strukturë e jashtëzakonshme shoqërore, një komunitet harmonik dhe efiçent që tregon proven e shkëlqyer të konceptit të punës në grup. Ndoshta asnjë shoqëri njerëzore nuk ka arritur kurrë këtë nivel koherence: ja një gjë thelbësore qe mund te mesojme nga bletët.Këto insekte të vogla janë vendimtare për balancimin e jetës në tokë. Shumë qenie të tjera të gjalla varen nga aktiviteti i tyre dhe nga funksionimi i duhur i koshereve… Të gjitha aktivitetet e bletëve janë pozitive dhe me përfitim të madh. Le të hedhim një vështrim më të thelle. Nëse bletet zhduken nga faqja e dheut, njeriut nuk do t’i mbeteshin veçse katër vjet jetë: pa bletë, nuk do të kishte pllenim, as bar, as kafshë, as njerez.
Çfarë mund të mësojmë nga bletët; 1) Puna në grup
Në botën e bletëve nuk flitet kurre në njëjës. Secili dhuron kontributin e vet individual per një qëllim të përbashkët. Kosheret janë struktura të përkryera shoqërore në të cilat çdo individ i kryen detyrat e tij të sinkronizuara ne menyre perfekte me të tjerët. Në botën njerëzore, ne të gjithë varemi nga të gjithë, por në realitet kemi krijuar iluzionin e individualizmit. Rrobat që veshim apo ushqimi që konsumojme na vjen falë te tjereve, por shpesh mendojmë qe nuk kemi nevoje per tjetrin se na mjafton vetja.
2) Te maresh nje rol dhe ta shpiesh deri ne fund.
Çdo blete luan nje rol te caktuar brenda zgjoit. Nuk ka konfuzion ne funksione; çdonjera e di mire çfare duhet te bej dhe e çon deri ne fund detyren. Kjo shoqeri e vogel e ketyre insekteve eshte mjaft komplekse. Ne pergjithesi ka; nje mbretereshe, meshkujt dhe bletet punetore.Kategoria e fundit perfshin bletet kujdestare, bletet rojtare dhe bletet grumbulluese (mbledhese). Krijesat njerezore duhet te mesojne nga bletet; ne kolektiv secila duhet te luaje nje rol preçiz.Ne fakt ky diskutim per njerezit eshte me i nderlikuar sepse mund te ndryshojme rol me shume lehtesi. Megjithate nderkohe qe jemi duke kryer nje detyre te caktuar, ideale eshte te perqendrohemi vetem dhe krejtesisht te kjo gje , ashtu siç bejne bletet.
3) Perkujdesje reciproke. Kur bleta mbledh nektarin, nuk e ben per veten e saj , e ben sepse eshte thelbesore per mbijetesen e zgjoit. Bletet grumbulluese jetojne 30 dite. Koha e nevojshme per te prodhuar mjaltin eshte dy muaj. Kjo do të thotë që keto blete nuk kane per t’a arritur frutin e punes se tyre; zemergjeresia e tyre eshte e mahniteshme. Sot, qeniet njerëzore vështirë se tregojnë këtë bujari kaq të madhe dhe sëpari mendojnë për veten sesa per komunitetin, deri në atë pikë sa ja bëjnë jetën të pamundur “specieve” te tjera. Madje shumë kanë besimin e fortë se është e drejtë të shkelësh të tjerët per te perfituar vete. Kane shume per te mesuar nga bletet.
4) Memorje te shkelqyer. Bletët janë insekte të vogla me një tru gjenial. Ndonjëherë ju duhet të udhëtojnë ne distanca të largeta, por gjithesesi arrijnë t’a gjejnë rrugën per në zgjua. Identifikojne pika referimi që i orientojne te kujtojne rrugen. Shkencëtarët kanë zbuluar se bletët gjithashtu gëzojnë aftësi matematikore bazë. Qenia njerëzore duhet të kuptojë se asnjë lloj kafshe nuk është më inferiore se ai.. Është e mundur që një bletë t’ja kaloje aftesise per te memorizuar të shume njerezve te cilet ne menyre qe te mos i harrojne gjerat i shkruajne në axhendë. Ato na mësojnë të admirojmë jetën në të gjitha format e saj.
5) Barazia dhe ndjenja e drejtësisë. Meshkujt brenda kosheres konsiderohen krejtesisht meshkuj dhe si te tille detyra e tyre është të fekondojnë mbretëreshën. Ata nuk duhet të punojnë si bletët punëtore, por kjo nuk do të thotë se ky privilegj nuk ka një çmim. Nga njëra anë, vetëm më i forti arrin të fekondojë mbretëreshën dhe me pas ngordh.. Të tjerët debohen nga zgjoi dhe duhet të enden derisa të gjejnë një tjetër zgjua që i mirëpret. Nëse kushtet bëhen të vështira gjatë dimrit, jane meshkujt qe duhet të largohen nga zgjoi dhe praktikisht jane te ndeshkuar me vdekje.
Kjo formë organizimi nënkupton pra, një sens drejtësie: privilegjet dhe detyrat jane te ndara ne menyre te barabarte. Të gjithë ne njerëzit duhet të mësojmë nga bletët dhe të përhapim shembullin e tyre në botën tone , ku padrejtësia në disa raste (madje në shumicën) mbreteron e lire.
(psikologjia per te gjithe) 19/dhjetor/2018