Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Televizioni, gazetaria dhe “komunikimi rigjenerues.”
Nje studim mjaft surprizues tregon se personat qe kishin parë për 6 ose më shumë orë lajmet per atentatin e Maratones se Boston – it ne 2013, kishin me shume probabilitet te shfaqnin simptoma te lidhura me çrregullimin e ankthit post – traumatik sesa ata që ishin prezent në vendin e ngjarjes apo ishin plagosur realisht nga ai atentat. Pra besoj se mesazhi kuptohet qarte : Të shohesh lajmet pas nje katastrofe natyrore apo nje sulmi terrorist ekziston mundesia qe te rritet rrisku per nje gjendje depresive apo i stresit post – trauma. Shumë studime shkencore e kanë vërtetuar këtë teori.
Ka pra te dhena te faktuara se : kronikat qe shfaqin ne media kane nje impakt te jashtezakonshem mbi qetesine tone mendore. Por nuk jane vetem edicionet e Lajmeve dhe programet e informacioneve qe shperndajne frike dhe deshperim, pasi tashme TV eshte mbushur plot me histori qe tregojne tragjedi, trauma e kercenime ; nje studim i vitit 2014 ka nxjerre ne pah qe predikuesi me i mire i frikes dhe ankthit eshte koha qe shpenzojme duke pare talk show ne televizor. Nuk po themi ketu qe duhet te mbyllim syte dhe te mos shohim çfare ndodh, por mendojme se ka menyra e menyra per ti treguar ngjarjet qe ndodhin neper bote. Eshte e mundur te tregohen tragjedite duke u ndalur pak me teper ne disa detaje se ne disa te tjera dhe ndoshta ne Televizion ndiqet shume objektivi “ t’a prekim ne zemer” spektatorin per t’a mbajtur te lidhur pas ekranit, me efekte anesore si ato të pershkruara mire nga studimet më siper.
Organizata Images and Voices of Hope na propozon nje narrazion (menyre te treguari) ndryshe te kronikes dhe e quan “narracioni (te treguarit) i rigjenerimit “- qe eshte e perqendruar e gjitha ne tregimin e asaj qe quhet proçesi i rekuperimit ; si ringrihen komunitetet pas nje katastrofe ? Pas nje tragjedie, si ia bejne njerezit qe iu kthehen impenjimeve ? Si ngjallet shpresa pas nje vuajtje kaq te madhe ?
E pra kur njerezit shohin, lexojne apo degjojne histori qe thellohen ne keto elemente, atehere po, qe ndjejne më pak deshperim dhe më shumë shprese, më pak frikë dhe më shume kurajo, më shume predispozite ndaj ndryshimeve pozitive edhe ne jeten e tyre.
Nqse në një ngjarje dramatike flasim per mosdorezim, paperkuelshmeri,vendosmëri , eshte shume e madhe predispozita qe keto qendrime te behen ngjitese …Dhe kjo nuk vlen vetem per ngjarjet qe degjojme nga mass media, por edhe nga dialogjet e perditeshme me njeri – tjetrin.
Dhe ne pritje qe gazetaret te informohen dhe te praktikojne nje komunikim rigjenerues, mund te bejme diçka te vogel duke u perqendruar ne historite qe une ,ti iu tregojme njerezve qe na rrethojne. Po ! Ajo qe ne zgjedhim te bashkendajme mund te gjeneroje nje kulture paperkulshmerie, force per te perballuar vështirësitë ; Si i tregon ngjarjet e familjes tende ? – Po ato qe i referohen komunitetit ku ben pjese ? – po historite e miqesise tende, e biznesit tend, e jetes tende ?
Eshte mëse e drejte te ndajme vuajtjet, lodhjen dhe problematikat , por mos harrojme te tregojme edhe ate pjese te historise qe ngjall forcen, kurajon , dhembshurine dhe mosdorezimin qe gjendet tek ty dhe te komuniteti yt.
(Kisha ndërmend t’i vendosja ketij postimi nje titull “shkundës” per gazetarine & TV, por shkova menjehere në mendje “komunikimin rigjenerues ♥♥ ”
(psikologjia per te gjithe)