Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Tre burra që besonin se ishin vetë Zoti “
Gjendet pothuajse gjithmonë një person i shtruar në një Spital Psikiatrik që eshte i bindur se eshte Zoti. Por çfarë do të ndodhte nqse nje dite ne te njejtin vend do te gjendeshin tre persona qe thonë se jane Zoti. Ne Spitalin Psikiatrik Shteteror te Ypsilanti – it ne vitet 50 ndodheshin tre burra qe besonin se ishin Zoti. Kush ishin keta tre persona ?
Leon Gabor ishte rritur ne Detroit. Babi i tij e kishte braktisur familjen. Nëna ishte nje besimtare fanatike . Ajo kalonte më të shumtën e kohës duke u lutur ne kishe dhe duke i lene femijet rrugeve. Gabor u regjistrua ne Seminarin fetar por me pas kaloi ne ushtri. Në moshën 32 vjeç dëgjonte zëra që i thoshin se ishte Zoti. E internuan ne Spitalin Psikiatrik te Ypsilanti – it ne moshen 38 vjeç.
Clyde Benson i rritur ne Michigan. Ne moshen 24 vjeç i vdes e shoqja dhe gjithe te afermit . Ai u rimartua , por ishte gjithe kohes i alkolizuar dhe u be gjithmone e me i dhunshem deri sa erdhi momenti qe humbi gjithe pasurite dhe miqte perreth. Pikerisht ne kete kohe filloi te besonte se ishte Zoti. Ne moshen 70 vjeç e çuan ne Psikiatri.
Joseph Cassel lindur ne Quebec. Ishte nje mizantrop.U krodh ne shkrimin e nje libri dhe me pas filloi te manifestonte simptomat e para te marrezise duke menduar se personat rreth e rrotull donin ta helmonin. Ne moshen 29 vjeç filloi te delironte dhe besonte se ishte Zoti. E shtruan ne spital psikiatrik në moshën 58 vjeç.””
“Hello , I am the Lord “. Një tjetër eksperiment psikiatrik i pazakontë .
Psikologun Milton Rokeach e tërhoqi shumë kjo situatë dhe vendosi ta ndiqte nga afer këtë fenomen. Ai u mundua të kuptonte dhe te studjonte limitet e identitetit te ketyre 3 personave qe pohonin te ishin Zoti . Nisi kështu eksperimentin e tij . Ai i vendosi pacientët perballe njeri – tjetrit. Sajoi mesazhe qe vinin ne dyshim identitetin e tyre dhe përdori edhe terapine psikoanalitike. Nga te gjitha tentativat (disa prej te cilave jo shume etike) nuk u vune re ndryshime te dukshme ; perkundrazi besimi u forcua dhe me teper..
Si munden keta paciente te shpiegojne qe ekzistojnë tre Zot ? Shume e thjeshtë : dy prej tyre i meshonin faktit se te tjeret ishin te çmendur, nderkohe qe i treti ishte i bindur se Mesitë e tjere kishin vdekur. Pas dy vjetesh bashkejetese forma e tyre delirante nuk ndryshoi aspak.
Studiuesi e permblodhi ne nje liber kete histori ku tregon se shkenca nuk mundi te ndikoje ne zgjidhjen e situates. Megjithate libri ende sot paraqet nje udhetim interesant ne “ çmendurinë njerezore “. Rokeach ne fund te librit te tij shkruan : edhe pse nuk munda ti ndihmoj ” tre Jezu” të çliroheshin nga iluzionet e tyre , ata me ndihmuan mua te çlirohesha nga te mijat ; duke ndryshuar ngadale dhe me qetesi jetet e pacienteve ne klinike, une mund te ndryshoja vete njerezit. Fillova te kuptoj se nuk kam asnjë te drejte qoftë si klinicist , qoftë në emër te shkences ,te sillem si Zot. Konkluzioni final i Rokeach qe nuk është vetëm konkluzioni i tij shkencor , por edhe gjendja e tij shpirterore është: “ besimet e mia jane identiteti im “.
27/ mars/2017 (psikologjia për të gjithë)