Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Tre opinione nga rrjetet sociale.
Ende sot në 2016 psikologjia shihet nga shumë si një territor i errët, i papërshkueshëm, plot me paragjykime dhe me ide goxha të paqarta. Nisur nga ky perceptim një profesionist i fushës realizoi një kërkim në internet duke përdorur këtë frazë : “ Për çfarë na hyn në punë psikologu ?. Opinionet i mori nga njerëz të thjeshtë , nëpërmjet grupeve dhe forumeve në rrjete sociale. Mblodhi shumë komente të shpërndara në barazpeshë mes atyre që nuk dinë asgjë, atyre që e mendojnë psikologun si një figurë të frikshme dhe shumë që kanë patur një eksperiencë tejet pozitive dhe që dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët.
Nga opinionet e shkruajtura solli disa prej tyre :
“…Psikologu në përgjithësi është një mendjemadh, pa pikën e empatisë, krejtësisht i përqëndruar te vetja dhe te fitimet e tij, që ka të drejtën të të tregojë kush je, duke të lënë të kuptosh haptas që ti je shumë budalla për ta kuptuar vetë “.
Ka dhe komente komfortuese të tipit : “ të shkosh te psikologu , nuk është dhe kaq e tmerrshme sa thuhet “.
Dhe më në fund dikush që shkruan : “ Eshtë çliruese, e vështirë dhe shumë e bukur. E tmerrshme , shteruese, tërheqëse. Eshtë të shkosh te dikush që është aty i gjithi për ty, që të dëgjon me të vërtetë, që shkon përtej asaj që thua dhe bën, që ndan me ty një hapësirë intimiteti. Eshtë të shkosh te dikush me të cilin je i lidhur dyfish dhe sa del që aty , je i pavarur dhe harron….është një person që të pret gjithmonë dhe gjithsesi me një buzëqeshje edhe pse e ke trajtuar keq, që të thotë mirëseerdhe edhe kur je zhdukur për ca kohë “…
Mendoj se për t’i “ shpëtuar bastunit “ që godet profesionistët , mjafton të punosh me ndershmëri intelektuale . Eshtë e vërtetë që duhet “të guxosh” në disa situata , por është akoma më e ndershme dhe më pak dëmtuese të tërhiqesh kur nuk mundesh dhe të pranosh që dikush më ekspert mund ta bëjë më mirë se ty. Nuk e di se kur mund të ndjehem e “arrirë “ ! Mendoj kurrë, asnjëherë !! Ndjej gjithmonë nevojën për të mësuar dhe informuar pasi njohja s’ka fund. E konsideroj tërësisht të paplotësuar raportin personal me njohuritë dhe me këshillat e vlefshme të të tjerëve që nuk dëmtojnë por vetëm na pasurojnë .
(psikologjia për të gjithë ) 23/nendor/2016