Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Unë jam kjo që jam !

Shumë  njerëz  mundohen  me  çdo  kusht  të  imitojnë  dikë ; një  të  njohur, një  mik, një  të  afërm  apo  më  keq  akoma  ndonjë  personazh  publik. E  gjitha  kjo  vjen  sepse  është  më  e  thjeshtë  të  kopjosh  të  tjerët , sesa  të  punosh  për  zhvillimin  dhe  afirmimin  e  personalitetit. Kur  mundohemi  të  imitojmë  dikë , jo  vetëm  humbasim  kohën  kot , por  rezultatet  qe  arrijme  jane  zhgënjyese  dhe  frustruese  për  faktin  se  nuk  arrijme  të  jemi  100%  çfarë  deshirojme  te  jemi…. Por  mbi  te  gjitha  rrezikojmë  të   kemi   fatin  që  pati  Bretkoca  mendjelehtë  e  Ezopit.  Fatin  e  një  bretkoce  jo  më  të  madhe  se  nje  kokërr  vezë  që  pa  nje  Buall  goxha  te  madh  dhe  te  bëshëm  tek  pinte  ujë  pranë  pellgut  ku  ajo  notonte  me  shoqet  e  saj.  Sapo  pa  Buallin  bretkoca  thërriti ! : – “ Dua  te  bëhem  e  madhe  si  ai!”  dhe  filloi  të  fryhej  me  furi . – “ Mos  shit  mend  !”, –  i  thane  shoqet  qe  vazhdonin  te  kercenin  dhe  te  zhyteshin  ne  uje  gjithe  kenaqesi , por  bretkoca  nuk  donte  t’ja  dinte “ Më  shiko  mirë , –  i  tha  shoqes  që  kishte  pranë . – A  nuk  jam  e  madhe  sa  nje  Buall ?”- Çfare  thua  moj !-  ju  pergjigj  shoqja. – Bretkoca  u  shtriq  dhe  u  fry  akoma  më  shume . –  Po  tani ? –  pyeti   me  nje  fije  zëri  duke  mbajtur  më  mirë  frymën. –  Ende  jo  e  dashur ! –  Bretkoca  e  inatosur  bëri  dhe  nje  perpjkeje  te  fundit  deshperuese ;  u  fry  e  u  fry,  deri  sa  ne  fund   pëllciti  si  një  tullumbac ! …. Ambicja  e  ekzagjeruar  shpesh  na  shpie  në  veteshkaterrim . Nuk  duhet  kurre  te  kerkojme  te  behemi  ajo  qe  nuk  jemi .

Perpiqemi  te  afirmojme  veteveten ,  të  kultivojmë   një  stil  personal  dhe  te  jetojme  sipas  shijeve  tona  personale . Kjo  gje  na  ben  autentik , të  vërtete , te  sinqerte, të  dlirë , jo  fallco  dhe  doemos  edhe  më  interesant  në  syte  e  të  tjereve. Duhet  te  shprehim  vetveten  ne  çdo  rast, dhuntite  tona, krijimtarine  tone  dhe  te  mos  strehohemi  në  një  personalitet  qe  nuk  na  perket  duke  u  munduar  te  jemi  çka  nuk  jemi  realisht. Ne  te  njejten  menyre  shprehim  me  “krenari”  edhe  dobesite  dhe   ndjeshmerine  tonë . Deshperimi , depresioni  dhe  mungesa  e  motivimit  jane  te  gjitha  pasoja  te  nje  personaliteti  të  ndrydhur.

(tregime terapeutike)                                                                                            21/janar/2018

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe