Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çfarë kam në duar ?
Vjen një moment që fjalët bëhen të lodhshme dhe të panevojshme , sidomos kur përdoren në mënyrë të tepruar.
“Një ditë Buda mblodhi nxënësit e tij per t’ju dhënë një mësim. Ju tregoi lulen që edhe pse rritet në pellgje me ujë të ndenjur mbetet simbol i pastërtisë dhe bukurisë. Ju tregoi nje Lotus.- Dua të më thoni se çfarë po mbaj në duar, – ju tha . Nxenesi i pare shkruajti nje traktat të tëre mbi rendesine e luleve. I dyti thuri nje poezi dedikuar petaleve … I treti krijoi nje tregim shumë origjinal ku përdori si personazh kryesor lulen e Lotusit. Ne fund i erdhi radha Mahakashayao – s. Ai ju afrua Budes, i mori erë lules dhe ledhatoi faqen me petalet e saj. – Eshte nje lule Lotusi tha .- e thjeshte dhe e bukur. Buda buzeqeshi dhe ja ktheu ; – Je i vetmi që pe se çfare kam në duar.” Ψ Ψ.
Ky rrëfim i thjeshte tregon per nje koncept thelbesor dhe të domosdoshem ; “të heqim qafe fjalët e tepërta dhe të shmangim opinionet dhe mendimet që krijojmë në kokë atëherë kur nuk duhen .” Në shumë raste ato pengojnë përqendrimin te realiteti dhe pranimin e tij ashtu siç është në të vërtetë. Ne momentin qe e praktikojmë kete pranim të realitetit, verifikohet nje mrekulli e vogel thonë orientalët .
Ajo çka eshte reale dhe e dukshme nuk e toleron shume imagjinaten. Një pemë është një pemë për këdo që e shikon. Reshtim së menduari me koncepte ne dukje superiore dhe stërhollime te padobishme dhe mesojme të prekim jetën reale .Të paret e gjerave me sy realist na thjeshtëson jetën; na ndihmon të behemi te vetedijshem që nuk kemi nevojë për shumë gjëra për të jetuar dhe që jemi ne vetë që e komplikojmë jetën. Na ndihmon të ndërrojmë këndvështrim dhe të kuptojmë që shumë fjalë në kumtesat tona janë pothuajse pa ndonjë kuptim domethënës .Na ndihmon të çmojmë më shumë te gjitha detajet e vogla dhe të mos i neglizhojmë ato. Mbi te gjitha mësimi i lules së Lotusit na shtyn të zgjedhim dhe praktikojmë rrugën e thjeshtësisë.
(tregime terapeutike) 29/nentor/2017