Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Delja që u largua nga tufa “!
Të gjithë mendojmë se bëhet fjalë për “moralin” aq shumë të dëgjuar : “delja që largohet nga tufa e ha ujku” ; por JO ! Në këtë rast duhet “ti bëjmë mirë hesapet” me “ Lirinë “.
” Një dele zbuloi një të çarë te gardhi i vathës. U fut te e çara dhe doli jashtë gardhit . Ishte aq e lumtur që po arratisej nga tufa dhe u largua aq shumë prej saj sa humbi. Papritur ndjeu që po e ndiqte nga pas një ujk. Vrapoi e vrapoi, por ujku vazhdonte t’a ndiqte këmba – këmbës. Për fat bariu e kishte parë tek largohej dhe mbërriti në kohë e mundi t’a shpëtonte nga kthetrat e ujkut. Me shumë dashuri e ktheu në vathë bashkë me delet e tjera. “Edhe pse të gjithë e nxisnin dhe i thoshin çdo ditë që duhet t’a mbyllte vrimën e gardhit ; bariu nuk deshi kurrë ta riparonte atë “….
“Njeriu beson se e do lirinë. Në të vërtetë ka shumë frikë prej saj. Përse ? Sepse liria e detyron të marrë vendime dhe vendimet mbartin rreziqe”. (Erich Fromm)
(tregime terapeutike)