Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Djaloshi nën pemë dhe kokrrat e lëndeve “
Një fëmijë i vogël pasi luajti me shokët shkoi e u ul poshtë një lisi. Hodhi vështrimin lart dhe pa që pema kishte shumë lënde të vogla. Më pas uli kokën dhe diku më tutje vuri re një fushë të mbushur plot me shalqinj. Filloi të mendohej në heshtje: Sa e çuditëshme është bota! .” Një pemë kaq e madhe që bën fruta kaq të vogla, ndërkohë që bimë të vogla në një fushë bëjnë fruta kaq të mëdha… Kush e di përse vallë ?!”
Nuk kishte përfunduar ende së menduari të gjithë këtë , kur papritur i bie një lënde mbi kokë. Në atë moment shumë i gëzuar thërriti: “ Eh ‘! Eshtë fat i madh që mbi pemë nuk rriten shalqinj!”
“ Kur mendja e mjegulluar të jetë kthjelluar nuk kemi se si të mos i buzëqeshim përsosmërisë së natyrës”. Nuk kemi se si të mos e çmojmë dhe pranojmë përsosmërinë e saj “.
Ky tregim i shkurtër është shumë i ngjashëm me rrëfenjën me personazhin aq të njohur për ne Nastradinin. Në memorjen e të gjithëve rrëfimet për bëmat e tij kanë një dozë të fortë humori trazuar me dramatizëm. Nuk ka rëndësi nëse personazhi është një djalë i vogël a Nastradini mëndjehollë ! . E rëndësishme është që ende në ditët tona efekti i tyre në formimin dhe rritjen personale është i padiskutueshëm. (kështu që bëjmë mirë t’iu kthehemi herë pas here .)
(tregime terapeutike)