Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Duhet të jesh “ njeri “, që të provosh ndjenjën e turpit !!
Një gazetar i dëgjuar tregonte për një burrë që merte pjesë në çfarëdo manifestimi : te të majtët , të djathtët, të qëndrës, te sindikatat, te studentët, fermerët, kundër industrialistëve, kundër bankave , kundër mafjes. – Në të gjitha manifestimet prezantohej me të njëjtën pankartë ku shkruhej ; “ TURP “ !!
Dy studjues të shquar si Bateson e Watzlawick do thoshin se është një paradoks ti kërkojmë dikujt të turpërohet . Ata e quanin “ lidhje dyfishe” dhe për ta shpjeguar përdornin shembullin e njohur : “Ji spontan.“ Nqse i kërkojmë dikujt të jetë spontan ose do na bindet (pra nuk do ta bëjë në mënyrë spontane), ose nuk do na bindet dhe kështu që nuk do jetë spontan. Një rreth vicioz nga i cili nuk mund të dilet. Paradoksi është se nuk mund ti kërkojmë dikujt që të provojë turp. Nuk mund të provojmë emocione me komandë.
Eshte një tregim budist qe përmbledh bukur idenë e qortimit ndaj atyre qe nuk turperohen per sjelljen e tyre : “Disa turistë Amerikane teksa vizitonin një tempull Tibetian,pinin birra me kanaçe. Në fenë budiste është e ndaluar të pish alkool . Një turist tjetër kur pa amerikanët që pinin pa pikën e respektit për vendin , ju afrua një murgu dhe e nxiti: “përse nuk i pengon ta bëjnë këtë “sakrilegj?”. Murgu vuri buzën në gaz dhe ju përgjigj : “nqse e kuptojnë atë që po bëjnë , do të thotë që nuk duan. Nqse nuk e kuptojnë , ç’vlerë ka t’ iua them ?”.
Kultura jonë i ndan emocionet në negative dhe pozitive, megjithate kjo nuk eshte nje ndarje e drejtë.Të gjitha emocionet kanë një funksion. Disa na pëlqejnë , disa të tjera jo , por asnjë emocion nuk është negativ.
Ndjenja e turpit ka dy aspekte një interpersonal dhe një intrapsiqik. Nqse rritemi në një tribù në Amazonë ku nuk ekzistojnë veshjet e brëndëshme , sigurisht që nuk do kemi turp të rrimë lakuriq. Ja pse ndjenja e turpit është e influencuar shumë nga kultura, sidomos nga ajo familjare. Megjithatë turpi nuk reduktohet në një sentiment të thjeshtë të moralit social. Shpesh turpërohemi edhe pse nuk e di askush se çfarë kemi bërë , ose edhe vetëm pse na kanë shkuar ca ide ndërmend ! Nje person i mire turperohet edhe përpara nje qeni !
Të provosh turp ka një vlerë të madhe , sepse na vë në kontakt me imazhin e vetvetes dhe me vlerat që kemi brëndësuar . Eshtë si te thuash një farë mënyre njohje e gabimeve dhe limiteve tona. Në vend që ta evitojmë me çdo kusht le të mundohemi ta mirëpresim dhe ta dëgjojmë ndjenjën tonë të turpit . Mbi të gjitha mundohemi të mos ju kërkojmë të tjerëve të turpërohen , edhe për faktin se do të ishte e kotë. Aq më pak politikanëve !
Studjuesit argumentojne drejte kete “lidhjen e dyfishtë”,…nga anët e gjyshërve të mi ” aplikohet ” shprehja po e dyfishtë:..“Po turp të turpëronesh nuk ke ??”…Dikur kjo fraze perdorej shpesh. Sot nuk degjon me njeri ta perdore, sepse ndoshta pergjigjia do te ishte ; ” nuk me vjen fare turp,.. e perse duhet te turperohem ? Turpi eshte nje fjale pothuajse ne zhdukje. Turpi eshte ndjesia qe provojme kur e dime qe kemi kryer nje akt qe koshienca morale e denon. Nuk turperohemi më sepse koshiencen morale e kemi shitur tashme.
Në ndryshim nga kafshët e tjera njeriu arrin të distancohet nga vetja e tij , ta shohë veten e tij nga jashtë , ndoshta të qeshë e të tallet me të…apo të turpërohet.
(psikologjia per te gjithe) 24/shtator/2016