Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

E zgjedhim partnerin të ngjashëm me babain !

Sa  herë  kemi  dëgjuar   të  thuhet  se  ne  gratë  e   zgjedhim  burrin  tonë  sipas  karakteristikave  që  gjejmë  te  baballarët  tanë ? Deri  tashmë  dukej  se  e  gjitha  kjo  është  një  përzierje  e  mënçurisë  popullore  nga  njëra  anë  dhe  e  psikologjisë  Freud – iane  nga  ana tjetër. Sigurisht  karakteristikat  sjellore  të  prindërve  tanë  mund  të  jenë  shkaku  i  mënyrës  së  zgjedhjes  ose  jo  zgjedhjes   të  një  burri:  kush  ka  një  baba  të  dhunshëm  mund  të  kërkojë  një  partner  të  dhunshëm. Në  të  kundërt , kush  ka  patur  një  baba  jo  shumë  të  pranishëm , do  kërkojë  një  burrë  të  madh  në  moshë  dhe  që  të  ketë  një  sens  të  spikatur  mbrojtjeje  kundrejt  nesh.

Por  duket  se  ka  diçka  më  tepër  se  ky  këndvështrim. Gjithsesi  një  studim  i  realizuar  në  Universitetin  e  Pécs  në  Hungari  ka  demonstruar  që  gratë  e  kanë  tendencën  të  zgjedhin  partnerë  që  ju  ngjajnë  baballarëve  të  tyre,  por  mbi  të gjitha  bëhet  fjalë  për  ngjashmëri  nga  aspekti  fizik. Ky  përcaktim  vlen  mes  të  tjerash  edhe  në  të  kundërt;  edhe  burrat  kërkojnë  gra  që  ju  ngjajnë  fizikisht  mamave  të  tyre.

Spjegimi  i  këtij  fenomeni  duhet  të  kërkohet  në  faktin  se ;  si  krijesa  njerëzore  që  jemi, kemi  të  ngulitura  në  mendje  tiparet  e  prindërve  tanë  që  në  vogëli  dhe  këto  tipare  janë  për  ne  sinonim  i  diçkaje  dhe  nqse  jo  sigurie, padyshim  i  diçkaje  shumë  të  rëndësishme , që  na  shtyn  ti  kërkojmë  vazhdimisht  në  jetën  jashtë  shtëpisë  edhe  kur  jemi  të  rritur . Pra  mund  të  themi  që  jemi  të  shtyrë  drejt  kësaj  zgjedhjeje  për  shkak  të  një  “imprinting” *  prezent  në  psikikën  e  të  gjithëve .

Janë  të  pranueshme  të  gjitha  teoritë.  E  pa  diskutueshme  ajo  e  komplekseve  që  përshkruante   Freud  këtu  e  një  shekull  më  parë.

Mund  të  ndikohemi  nga  modelet  dhe  stereotipet, por  në  fund  e  vetmja  gjë  e  rëndësishme  është  që  jemi  në  kërkim  të  një  nevoje  dëshpëruese  për  dashuri , por  kemi  një  mungesë  të  madhe  dashurie  për  veten.

* imprinting  është  një  koncept  që  përdoret  kështu ( në  psikologji) dhe  njihet  si  një  formë  shumë  e  hershme  e  të  nxënit  në  periudhën  menjëherë  pas  lindjes , në  të  cilën  fëmija  lidhet  në  mënyrë  të  veçantë  me  personin  që  shikon  që  herët  pranë  tij  dhe  që  kujdeset  për  të.

30/tetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe