Tel : 0696003300
Email : [email protected]
EDHE KJO DO KALOJE !
Kjo është historia e një nxënësi të ri meditimi që i drejtohet nxitimthi mjeshtrit të tij dhe i thotë: – mjeshtër , mjeshtër, meditimi im është i tmerrshëm ! – Jam vazhdimisht i shpërqëndruar , më zë gjumi , ndjej dhimbje gjithandej e nuk di më se çfarë të bëj. Eshtë një makth i vertete ! Mjeshtri e degjon , e veshtron i qetë dhe i thote : “ DO KALOJE !” Dy javë më vonë djaloshi kthehet te mjeshtri gjithë entuziazem . – Mjeshtër , mjeshtër… ka ndodhur diçka e pabesueshme me meditimin tim . Ndjehem shumë i përqendruar , i qetë , i fokusuar thellë. Eshtë gjithçka e magjishme , është fantastike !.. Mjeshtri e dëgjon e vështron me qetësi dhe i thotë ! “ – DO KALOJE ! ”
Kjo histori na tregon se në jetë gjithçka është e përkohëshme , asgjë s’ është e pandryshueshme ; si ditët e vështira , si mundimi , si lodhja, po ashtu dhe emocionet e këqija,… Por kujdes ! – edhe ditët e bukura , kënaqësitë, zbulimet e reja, miqësitë e reja . Mjeshtri Zen qëndron përtej “kontaminimit emocional “, sepse e ka kuptuar se gjithçka eshtë kalimtare. Ai ka parë se ekziston një natyrë emocionale ciklike në jetë dhe sfida jonë është të mos biem preh e dallgës së furishme të emocioneve të momentit . Jeta ka ciklin e saj, prandaj çarëdolloj gjëje që po përjetojmë ; bëj durim dhe përsëriti gjithmonë vetes : EDHE KJO DO KALOJE !
(tregime terapeutike)