Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Edhe ndihma ka një limit .
Gjeste të vogla që përmirësojnë jetën e përditshme. Sakrifica të mëdha që shënojnë rrjedhën e jetës. Ndihma mund të ketë forma të ndryshme. Mund të jetë një person që t’a thjeshton ditën me nje mbeshtetje modeste në mënyrë që çdo gjë të funksionojë më mirë , ose dikush që bën sakrifica të medha për ne, gjithmone buzagaz pa lënë te vihet re “çmimi” i asaj qe po bën..
Të gjithë kemi ndihmuar dikë ne nje moment te caktuar dhe jemi ndjere mire. Ndjejme bjerrje emocionale kur ndihma jonë nuk njihet, kur japim e japim pa marrë asgjë në këmbim, kur të tjerët nuk kuptojnë gjithçka që bëjmë për ta dhe madje besojnë se e kemi per detyre.
Sindroma “e ka per detyre”. Shpesh njerezit pasi i ke ndihmuar disa here rradhazi e marin per te qene kete mbeshtetje dhe vjen nje moment qe nuk e vene më re atë qe po bën për ta. Ata supozojne se mbeshtetja dhe ndihma jone do jete aty gjithmone, se kanë te drejten ta kene gjithsesi kete suport dhe nuk e çmojnë ate siç duhet.
Sindroma pluskon mes ; “e marim per te qene” dhe “e ka per detyre” . Praktikisht me shumë gjasa personi eshte emocionuar heren e pare qe e kemi ndihmuar dhe na ka falenderuar per gjestin, por me vone e ka mare si diçka te zakonshme , i eshte aktivizuar mekanizmi psikologjik i pandjeshmerise dhe ndihma qe i jep i behet tashmë familjare .
Ky proçes “familjarizimi” me ndihmen eshte e zakonshme te ndodhe, por shkakton probleme relacionale. Duhet t’a konsiderojme marrdhenien dhe ndihmen si nje bime qe ka nevoje per kujdes çdo dite. Nqse supozojme se kjo bime do jete gjithmone aty dhe nuk do kete nevoje per kujdesin tone, ajo me siguri do te thahet nje dite. Kur ndodh kjo, personi ndjehet i ç’orientuar dhe pika ku mbeshtetej i duket sikur i eshte shembur papritur. Dhe ne fakt kjo ndodh ne nje marrdhenie. Pikerisht kur e humbasim kete pike mbeshtetje vetem atehere arrijme te çmojme ate qe e konsideronim per te mireqene edhe pse ndonjehere eshte shume vone.
Te dhurosh shume dhe te maresh pak sjell frustrim. Eshte e rendesishme te ndihmojme te tjeret pa kerkuar gje ne shkembim, por kemi dhe nevoje te marim pa kerkuar. Per kete psikologu Adam Grant, i Universitetit te Pennsylvania, thote se nuk duhet ta kthejme perkushtimin per dike ne nje “hemorragji emocionale” sepse dhe ne kemi nevoje per suport dhe ndihme. Nuk themi se personi te cilit i dhurojme “duhet te na ktheje favorin”.Nuk eshte nje quid pro quo, por do te thote te krijojme nje lidhje emocionale te thelle dhe shpesh te paprekshme, bazuar ne mirenjohje dhe respekt. Ndersa kur ndihmojme dhe tjetri behet shume kerkues ose shpërfill kontributin tone, ndihma shnderrohet ne nje peshe psikologjike.
Edhe ndihma ka nje cak.
“Ndihmoi njerezit e tu të ngrene peshen, por mos u ndje i detyruar t’a mbash ti ne kurriz per ata” ; thoshte Pitagora shume shekuj me pare. Ky filozof dhe matematicien grek e dinte se dhe ndihma e sacrifica kane nje limit; nje limit pertej te cilit do perfundonim te cfilitur dhe ne boshllek emocional, veçanerisht kur te tjeret nuk na e njohin çka kemi bere per ta. Shekuj me vone eksperimentet psikologjike e kane konfirmuar vleren e keshillave te Pitagores. Ne nje studim prane Universitetit te British Columbia, pjesemarresit moren nje sasi parash. Gjysmes se tyre ju kerkua ta shpenzonin per vete dhe gjysma tjeter t’jua jepte te tjereve. Ne fund ata qe shpenzuan parate per te tjeret u ndien me te lumtur sesa ata qe i shpenzuan per vete. Padyshim dhimbsuria dhe te ndihmosh tjetrin sjellin perfitime psikologjike, por ka nje limit. Empathia psh mund te na konsumoje , nqse futemi aq shume ne vuajtjet e tjetrit sa te harrojme fare ndjenjat dhe nevojat tona. Dhe ne fakt ata qe ju japin prioritet emocioneve të të tjereve jane më të prekshem ndaj ankthit apo depresionit. Kjo njihet si “lodhje nga empatia”, qe prek kryesisht ata qe ndihmojne vazhdimisht te tjeret duke u bere shtylla mbeshtetese e tyre . Edhe studimi me prinderit e 247 adoleshenteve nxorri ne pah qe : sjellja empatike vertete permiresonte raportet dhe lumturine ne familje, por kur prinderit ishin shume te perfshire ne problemet e femijeve te tyre, ndjenin stres te shtuar dhe tregues te inflamacioneve kronike i kapercenin limitet e pranueshme. Kjo do të thotë që mbajtja e barrës së dikujt, pa qenë në gjendje të vendosim ose të veprojme në vendin e tij, rrit ngarkesen tone psikologjike dhe fiziologjike, duke na bërë më të thyeshem.
Ka plot mesime praktike qe mund te nxjerrim nga gjithe kjo por ; le te mos e teprojme me ndihmen. Ndodh qe edhe pse me qellim te mire ajo mund te demtoje duke sjelle qendrime egocentrike, pretendime apo vartesi të tjetrit. Per kete arsye ndihma duhet te jete e dozuar duke menduar qe tjetri duhet te “rritet” dhe zhvillohet.
(psikologjia per te gjithe) 30/shtator/2018