Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Endërrat dhe aroma e trëndafilave !
Sa herë pyesim veten se çfarë do të thotë ëndërra që kemi parë në gjumë dhe kush do ishte mënyra më e mirë për ta interpretuar.
Le të marim një ëndërr të rastësishme : Endërron sikur do të ikësh në një udhëtim por të ikën treni /makina dhe zgjohesh gjithë ankth. Cila është frika qe tregon ëndërra ? Nuk është as frika e mospërballimit të impenjeve dhe as bezdia e të bërit një jetë monotone. Eshtë frika nga vdekja. Të nisurit në një udhëtim ështe një nga simbolet e vdekjes më të zakonshme dhe të konfirmuara. Kjo është një mënyrë ngushelluese ; mos ki frikë edhe kësaj here nuk do të ndodhë asgjë e keqe ! Ndjesia e ankthit është e lidhur me frikën nga vdekja dhe jo me ikjen e trenit.
Djali na tregon se ka parë në ëndërr nje zvarranik me bisht të prerë që i hyn në krevat . Çfarë shpreh kjo ? Nuk është as ndjenja e fajit pse sillet keq me kafshët dhe as frika se mos braktiset nga mamaja. Zvarraniku në ëndrrën e një fëmije tregon frikën e kastrimit, (të humbjes së organit të tij genital , të njëjtën domethënie kanë prerja e flokëve & prerja e kokes).
Ky është një interpretim Freud – ian . Ai zbuloi teorinë e dëshirave të pavetëdijshme, që veprojnë në brëndësi të psiqikës njerëzore dhe dalin në pah gjatë gjumit në formën e ëndërrave . Interpretimi i tyre bëhet vetëm me një analizë subjektive të kujdesshme dhe me detaje. Për sa kohë nuk kemi vendosur ti analizojmë (në studion e një psikoterapisti ) ëndrrat tona ( ti shkruajmë në një fletë , të përshkruajmë ndjesitë, të fokusojmë simbolet, ti rilexojmë etj,) shohim “ SI MUND TI ZBUKUROJME ATO “ :
Dikur mendohej se kur flemë shkëputemi plotësisht nga realiteti. Por nuk është kështu. Një studim i Universitetit të Dresden zbuloi se aroma e dhomës ku flemë mund të përcaktojë përmbajtjen e ëndrrave tona. Studjuesit pritën deri në momentin që personat hynë në fazën REM të gjumit dhe hodhën dy aroma të ndryshme në dhomë : Erën e vezëve të prishura dhe aromë trëndafilash. Kur personat u zgjuan thanë që nuk kishin ndjerë asnjë lloj arome, por çuditërisht ata që ishin në dhomën me aromë trëndafilash kishin patur ëndërra të qeta , ndërsa ata të dhomës me erë të keqe kishin patur makthe dhe ëndërra të frikshme... Kështu pra kush do ëndërra të bukura duhet të preokupohet për erën e dhomës ku flë. Mos harrojme gjithashtu qe aroma e trëndafilave përmirëson dhe memorjen.
Për të realizuar këtë shkrim mu nevojitën dy ditë . Disa orë nga këto ja mora kohës time të “ ëndërrave me sy hapur “ .♥
(psikologjia për të gjithë ) 30/shtator/2016.