Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Errësira është djepi i jetës !
Të fikësh dritat e qytetit , dritat në shtepi , apo në mjedisin ku punojmë për një orë rrjesht, është nje iniciative e çmuar që na sensibilizon per të ardhmen e planetit tone , (kursen energjinë), por na ben te mendojme dhe per nje tjeter eksperience te rendesishme qe eshte “takimi me erresiren !” Te rrethuar gjithe kohes nga llampa qe ndriçojne e ndjejme si nje pengese erresiren. Na duket sikur errësira na ha kohen dhe na nderpret “ndriçimin mendor”. Eshte shnderruar ne nje problem madhor per kohet qe jetojme ndriçimi ngado dhe kurdohere. Kemi harruar qe te gjithe ne jemi ngjizur ne erresiren e uterusit. Ne erresire eshte formuar veçantia jone, ashtu si dhe rrenjet e çdo peme, aty ku rrjedh vete jeta, qendrojne te pergjumura ne erresiren e tokes.
Mbremjeve kur fleme, zgjohet shpirti yne. Ne ate erresiren e thelle truri yne riperterihet dhe ne mengjes secili nga nge eshte nje krijese e “re”. Ne fakt gjumi eshte sheruesi me i mire i semundjeve!
Sa te bezdiseshme jane ato dritat e vogla te ndezura mbi kokë gjate nates per t’a bere erresiren me pak shtypese. Eshte nje ndriçim i demshem qe mamatë neurotike transferojne gjithashtu ne dhomen e femijeve te tyre. ..dhe madje edhe i kercenojne ata se do t’jua fikin driten po bene kapriço. Ja keshtu erresira shnderrohet ne armik. Nderkohe qe erresira eshte vendi natyral i endjes , i perkundjes i riperteritjes. Shume drite e verbon shpirtin. Nje kulture qe largohet nga erresira eshte si ato fluturat qe terhiqen nga drita e llampave dhe afrohen aq shume sa digjen fare. Të dish të jetosh me erresiren eshte nje menyre per te kultivuar boten tone te brendeshme. Kush e harron kete hyn ne boten verbuese dhe çorientuese te reflektoreve te tipit “Big Brother”.
(psikologjia per te gjithe)