Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gjithë ditën ushtrime force ! Kompleksi i Adonis.
Eshtë një emërtim që tingëllon i përafërt me Anoreksia , që quhet Bigoreksia. Përqëndrimi i vëmëndjes te pamja fizike (trupi) në sensin se “si dukem” dhe jo “ si ndjehem “ ka bërë që shumë të rinj të zhvillojnë çrregullime obsesivo – kompulsive si bulimia dhe anoreksia të shfaqura në përgjithësi te femrat. E kundërta e asaj që ndodh te vajzat anoreksike të cilave ju duket vetja shumë të shëndosha edhe pse peshojnë 40 kg, janë meshkujt që vuajnë nga Bigoreksia. Ata e perceptojnë veten gjithmonë shumë të dobët dhe pak muskuloz.
Kalojnë orë të tëra në palestër duke bërë ushtrime fizike të rënda për të fuqizuar muskujt. Shohin para pasqyrës se si ju duken krahët, kraharori e me rradhë. Përdorin dieta hiperproteinike, peshohen vazhdimisht, përdorin ndoshta dhe integratorë dhe në raste më të rënda edhe ilaçe anabolizante.
Nga specialistët e fushës ky çrregullim quhet BIGOREKSIA ose Kompleksi i Adonis. Eshtë një obsesion për formën fizike dhe zhvillimin e muskujve. Kjo formë prek mbi të gjitha meshkujt nga 25 – 35 vjeç, dhe ndiqet nga moshat 18 – 24 vjeç. Edhe pse aspekti fizik është ekstremisht muskuloz, Bigoreksiku ndjehet i pa kënaqur për muskujt e tij dhe vazhdon ti shohë ata si shumë të hollë dhe të flashkët .
Në këto situata shfaqen :
- Probleme psikologjike si; vetëvlerësim i ulët, izolim social, dhe gjendje depresive.
- Probleme fizike që vijnë nga një ushqyerje e çekuilibruar me teprim të sasisë së proteinave e cila po zgjati në kohë mund të sjellë lodhje të punës së veshkave.
- Probleme të sistemit kockor dhe artikulacioneve nga sforcimet e mëdha muskulare dhe nga sasia e ulët e kalçiumit .
Duket e vështirë të bindësh personat që vuajnë nga Bigoreksia që këto ekzagjerime janë si rezultat i një pasigurie të thellë. Seancat me psikoterapistin së bashku me ndërhyrjen e mjekut , ndihmojnë në kapërcimin e problemit.
Bigoreksia u identifikua (nga këndveshtrimi më mjeksor ) në 1993 nga Pope HG Jr, Katz DL, Hudson JI. Në artikullin “ Anoreksia nervoze “ dhe “ Reverse anorexia “ ku kjo e fundit u propozua për faktin se është e njëjta situatë , por në këtë rast kemi djemtë që e shohin veten me krahë thatim dhe pa muskuj edhe pse janë me muskuj tepër të zhvilluar. Të njëjtët autorë e emërtuan më vonë çrregullimin me : Dismorfia muskulare . Në një libër të vitit 2000 Pope e përhapi me : Çrregullimi i kompleksit të Adonis .
Renditja diagnostike (katalogimi) është pak e pa qartë mes : “Dismorfia “, “Çrregullim i ushqyerjes i pa specifikuar ndryshe “ dhe “Çrregullim obsesivo – kompulsiv “.
Info e zgjeruar:The Adonis Complex: The Secret Crisis of Male Body Obsession. Professor of psychiatry Harrison G. Pope Jr , Katharine A. Phillips, M.D., Roberto Olivardia, Ph.D.
( psikologjia për të gjithë )