Tel : 0696003300
Email : [email protected]
HISTORIA E VAZOS PERFEKTE DHE E VAZOS SE KRISUR
E gjora vazo e krisur turpërohej për difektin e saj dhe ishte shumë e hidhëruar që bënte vetëm gjysmën e punës për të cilën ishte krijuar.
..Një grua e moshuar kineze kishte dy vazo të mëdha të cilat i varte në dy anët e një shkopi druri që mbante mbi shpatulla.
Njëra nga vazot kishte disa të krisura, ndërsa tjetra ishte perfekte dhe ishte gjithmonë plot me ujë përgjatë rrugës, që nga burimi e deri në shtëpi, ndërsa vazo e krisur arrinte gjysëm e boshatisur.Përreth dy vjet me rradhë vazhdonte e njëjta histori me gruan që çonte në shtëpi një vazo e gjysëm me ujë.
Natyrisht që vazo e pa thyer ishte shumë krenare për veten e saj, por vazos së shkretë që ishte e krisur i vinte shumë turp për difektin e saj dhe ishte shumë e hidhëruar që bënte vetëm gjysmën e punës për të cilën ishte krijuar.
Pas dy vjetësh që jetonte e dëshpëruar nga “dështimi “ i saj, vazo i flet të zonjës ndërkohë që po ecnin rrugës: “ Më vjen shumë turp nga vetja, sepse nga kjo e krisura që kam anash derdhet i gjithë uji rrugës kur kthehemi për në shtëpi ”.
E moshuara buzeqesh: -“a e ke vënë re që ka lule nga ana jote e shtegut kur ecim, por jo nga ana e vazos tjetër ?. E pra kjo sepse unë e kam ditur gjithmonë difektin tënd dhe për këtë arsye kam mbjellë fara lulesh nga ana jote me qëllim që çdo ditë që ktheheshim ti ujisje.
Për dy vjet kam mundur të këpus lule dhe të zbukuroj tavolinën. Nëse ti nuk do të ishe kështu si je, nuk do të kisha patur gjithë këto bukurira për ta hijeshuar shtëpinë.
Thelbi i kësaj historie NUK është të mësojmë se mund të jemi të dobishëm edhe pse kemi difekte. Kjo dihet. E nuk është as ajo që, difektet tona mund të shndërrohen në pika të forta. E dimë që limitet mund të jenë një mundësi, por nuk është kjo ideja.
Pyetja që sot na drejton ky rrëfim është : Cilat janë gjërat e rëndësishme për ty ? Sa bukuri dhe mirësi po sjell në jetën tënde?
Burimi: “ The cracked pot story”