Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kërcimi mban në formë të shkëlqyer trurin .
Sokrati, mjeshtri i dialektikës, ja merte valles vetë dhe nxiste të tjerët ta ndiqnin. “Levizja nën tinguj eshte mjet me i fuqishem se çdo gjë tjeter, sepse ritmi dhe harmonia depertojne ne pjeset me te thella te shpirtit ; (… ) dhe ata qe kane mare kete edukim në thellësi të qënies se tyre do te perceptojne me nje finese me te madhe leshime apo gabime ne art dhe ne natyre “, thoshte .
Sot shkenca konfirmon se kercimi nuk eshte vetem nje ushtrim fizik i shkelqyer, por edhe i nevojshem per te ruajtur nje ekuiliber psikologjik. Dime qe kercimi stimulon prodhimin e serotonines, na ndihmon te ulim stresin dhe sjell nje ndjesi kenaqesie dhe reklasimi. Pra ; nuk ka asnje dyshim qe kercimi na lumturon. Por ajo qe nuk dimë eshte që kercimi vepron si nje rrjete mbrojtese per trurin dhe e ndihmon ate të ruaj funksionet konjitive *.
Kercimi e mbron trurin tone me shumë se leximi apo plotesimi i fjalekryqit .
Nje studim shume interesant i bere prane Albert Einstein College of Medicine, ka treguar per here te pare ndikimin e jashtezakonshem qe ka kercimi mbi shendetin tone. Kerkuesit kane analizuar 469 te moshuar per nje periudhe 5 vjeçare per te zbuluar sesi aktiviteti fizik dhe krijimtaria influencojne mprehtesine mendore. Analizuan aktivitete konjitive si; të lexosh libra, te shkruash per kenaqesi, te besh fjalekryqe, te luash me letra dhe t’ju biesh veglave muzikore. Analizuan gjithashtu edhe ndikimin e aktivitetit fizik si ; te luash tenis, golf , te notosh ,ti japësh bicikletes , kercesh, te ecesh apo te meresh me punet e shtepise.
Zbuluan se disa aktivitete nuk sillnin ndonje ndryshim, por disa dukej se mbronin nga degradimi konjitiv. Leximi ulte rrezikun e vuajtjes nga demenca ne 35% dhe te plotesosh fljalekryq te pakten 4 dite ne jave ulte rrezikun ne 47 %. Aktivitetet fizike nuk garantonin asnje mbrojtje te vecante, perveçse Kercimit . Te moshuarit qe kercenin rregullisht kishin 76% me pak probabilitet te vuanin nga demenca dhe ruanin mire funksionet e tyre konjitive. Nje tjeter studim me i afert ka thelluar efektet e kercimit ne nivelin cerebral. Ne kete rast neuroshkencetaret punuan me 52 persona te shkuar ne moshe gjysma e te cileve u mor me kercim dhe pjesa tjeter me aktivitet fizik. Pas 1 viti e gjysem, te personat qe kercenin u pa nje rritje me e madhe e volumit te hipokampit ,(pjesa e trurit qe lidhet me te nxenet dhe memorjen). Por gjeja me surprizuese ishte se u çmuan shume ndryshimet e rendesishme ne subiculum, nje permiresim qe nuk u vu re tek ata qe mereshin me aktivitet fizik. Subiculum eshte nje zone e hipokampit e lidhur me memorjen e punes, (nga te parat qe demtohet ne rastet e demences.) Prej ketej nisen projeksionet drejt korteksit cerebral prefrontal dhe amigdales, pra thelbesore per te kontrrolluar emocionet tona dhe per te mare vendime rracionale.
Te kercesh stimulon neurogjenezen dhe plasticitetin cerebral.
Perse te kercesh eshte kaq e favorshme per trurin tone ? Piksepari duhet te kuptojme sesi vjen renia konjitive. Kryesisht kur neuronet vdesin dhe sinapset dobesohen, humbasim aksesin ndaj informacionit ose aftesive qe ishin “magazinuar” ne kete zone. Per fat te keq nuk mund ta ndalojme procesin e vdekjes se neuroneve, por mund te mundohemi te krijojme procese paralele per te bypass – uar mplakjen cerebrale. Si ? Duke kultivuar qysh nga mosha shume e vogel nje kompleksitet sinaptik qe perben bazen per ristrukturimin e vazhdueshem te trurit. Me fjale te tjera: sa me shume ura ndertojme ne rinine tone per te kaluar nga ana tjeter e lumit, aq me e lehte do te jete ta kapercejme ne pleqeri, sepse truri yne do te jete mesuar te ristrukturohet dhe te krijoje rrjete te gjera neuronesh…Kercimi kontribuon ne kete plasticitet, sepse integron njekohesisht funksione te ndryshme cerebrale duke permiresuar lidhjen neuronale. Perveç kesaj kercimi stimulon edhe faktorin neurotrofik derivat te trurit, nje proteine qe nderhyn ne lindjen e neuroneve te reja. Pra kercimi jo vetem qe favorizon rritjen e neuroneve te reja, por ndihmon edhe ne forcimin e rrjeteve te reja neuronale qe do te ushqejne rezervat tona konjitive.
*Dhe gjithmone ne lidhje me proceset konjitive te rendesishme si vemendja, memorja, gjuha, ekzekutimi i veprimeve , arsyetimi e me rradhë, kërcejmë sa here të na jepet mundësia dhe stërvisim mendjen me sudoku, lexim, fjalëkryqe e plot si keto…..a se desh harrova !..helbete duhet forcuar dhe kujtesa , por per kete studimet duket se njohin si permirësues te memorjes aromën e kendeshme te rozmarines . Mbaj me vete një degëz nga kjo bimë aromatike ose nuhat vaj rozmarine një herë në ditë. Thuhet se edhe greket e lashte mbanin nje degez rozmarine pas veshit (ne diten qe kishin nje provim) per te forcuar memorjen.
( psikologjia per te gjithe) 8/gusht/2018