Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kërkojmë ndjesë për diçka që nuk varet nga ne !
Deshironi qe te tjeret t’ju konsiderojne nje person te besueshëm ? Sekreti eshte i thjeshte. Per te fituar besimin e tyre mjafton te kerkoni falje per diçka qe nuk varet nga ju, si psh shiu. Mund t’ju duket absurde, por ky eshte perfundimi qe nxorren studiuesit e Harvard Business School dhe University of Pennsylvania.
Si arriten ne kete konkluzion ?
Zgjodhën një aktor dhe e instruktuan t’ju afrohej rreth 65 personave , 30 prej te cileve ishin femra. Aktori ne nje dite me shi, prane nje stacioni hekurudhor, ju afrohej ketyre personave dhe ju kerkonte ti jepnin telefonin hua per pak çaste. Per të realizuar kete ai perdori dy strategji te ndryshme. Njera konsistonte ne kerkesen e thjeshte : – “ a mund te ma jepni pak telefonin? “ Ndërsa ne situaten e dyte perpara se te kerkonte telefonin thoshte : “ Sa keq me vjen qe po bie shi “ dhe më pas vazhdonte me kerkesen. Pikerisht nje fjali si kjo kaq siperfaqesore beri diferencen pasi plot 47% e personave e ofruan telefonin e tyre, ndersa kur aktori e kerkoi ate ne menyre direkte vetem me pyetjen a mund te ma japesh pak telefonin vetem 9% e tyre pranoi. Por nuk perfundon ketu. Studiuesit e thelluan eksperimentin (kesaj here ne nje aeroport) ku aktori duhej te perdorte disa fjali te tjera. Ai prezantohej keshtu : 1. Me nje pershendetje ; – “Miredita si jeni ?”. 2. Me një arsye formale ; – “Me falni per shqetesimin !”. 3. Duke kerkuar falje per diçka që nuk varej prej tij : – “ Më vjen shumë keq për vonesën e avionit !” Si ç’mund të imagjinohet të kerkuarit ndjese ne menyre te personalizuar pati shume më tepër përgjigje pozitive. Kerkuesit shkencor e përsëritën eksperimentin në kontekste dhe situata te ndryshme, por ne te gjitha rastet vune re se kur personi i afrohej tjetrit duke i kerkuar falje per diçka qe e bezdiste ate, kishte probabilitet te madh te bente nje pershtypje pozitive dhe te fitonte besimin.
Ky nuk eshte eksperimenti i pare qe tregon se nje frazë e thjeshte mund te ndryshoje rrënjësisht perceptimin qe te tjeret kane per ne. Magjia e kesaj teknike vlen shume dhe kur porosisim diçka që na duhet. Nqse shpjegojme arsyen se perse eshte e rendesishme ajo qe po kerkojme, mundesia per ta patur rritet shumë.
Pra nuk varet shume nga vetë fjalet, por nga çfarë ato transmetojnë. Te kerkojme ndjese per kohen e keqe, per vonesen e nje avioni eshte nje menyre e mire per tu treguar empatik. E vendosim veten ne situatën e tjetrit. I bejme atij te kuptojme se si ndjehemi. Keshtu që , ajo fjalia e famshme :”sa kohe e keqe sot” nuk vlen dhe aq shumë sepse ne kete menyre ne nuk ndajme ndjesite tona me tjetrin. (Megjithatë mbetet nje fjali me te cilen mund te hyjme ne muhabet ♥ ) . E pra here tjeter kur duam te fitojme besimin e dikujt duhet te mendojme nje fraze qe na lejon te transmetojme empati per personin tjeter.
Burimi: Wood, A. et. Al. (2013) I’m Sorry About the Rain! Superfluous Apologies Demonstrate Empathic Concern and Increase Trust. Social Psychological and Personality Science (psikologjia per te gjithe)