Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kritikat e tepërta na dëmtojnë emocionalisht.
Nje nga treguesit kryesor te varferise emocionale dhe shpirterore te njeriut eshte kur ai e shkon kohen dhe jeten e tij duke kritikuar te tjeret. Nuk ka me keq sesa te shohesh dike qe kritikon gjithçka,kurdohere dhe kedo.Eshte mire te largohemi nga personat kaq shume kritikues,sepse vjen nje moment qe behen te padurueshem , te “helmojne” dhe te “mbysin” deri ne ate pike saqe arrijne te na prishin ekuilibrin tone emocional.
– “Një i moshuar kishte probleme te renda me miopine. Pavarësisht kesaj veshtiresije , i moshuari ishte ekspert per vlerësimin e veprave të artit dhe mburrej gjithmone me këtë aftesi te tij. Një ditë shkoi te vizitonte bashke me gruan dhe disa miq, muzeun e famshem te Louvre në Paris . Duke hyrë brenda u pengua dhe syzet i rane dhe ju thyen . Pas ketij incidenti nuk do te ishte më në gjendje të shihte pikturat dhe te kuptonte qarte permbajtjen e tyre, e megjithate kjo nuk e pengoi të shprehte aftësitë e tij të shquara.Sapo hynë në sallonin e parë, plaku filloi të kritikonte pikturat e ndryshme që ishin ekspozuar aty. U ndal perpara njeres prej tyre me idene se ishte perpara nje kornize ku paraqitej nje trup i pikturuar. Filloi te fliste perçart dhe i krekosur tha : Korniza është absolutisht e papërshtatshme për imazhin. Njeriu është i veshur në mënyrë shumë të zakonshme dhe të lënë pas dore. Artisti ka bërë një gabim të pafalshëm, duke zgjedhur një subjekt kaq vulgar dhe të pistë për atë portret. Është një mungesë respekti ndaj vizitorëve.I moshuari vazhdonte te fliste me ze te larte , derisa gruaja e tij mberriti prane tij pa u ndier dhe i pëshpëriti ne vesh me zë të ulët: – I dashur, po shikon një pasqyrë…”
Zakonisht i njohim dhe i pranojme gabimet tona me shume vonese. I dallojmë shume me shpejt dhe na duken më te renda , kur i shohim te të tjeret. Në vend qe te drejtojme gishtin kunder te tjereve eshte mire te meremi me korrigjimin e gabimeve tona. Nuk jemi te persosur dhe as nuk duhet te hiqemi si te tille,por eshte mire te kemi nje sjellje qe tenton te shkoje drejt permiresimit te vazhdueshem te vetes. Duhet t’a tejkalojme vetveten dhe keshtu do te perfitojme shume ne planin e respektit,perunjesise,bujarise dhe nderit.
(tregime terapeutike) 4/Janar/2019