Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur shikojmë vetëm atë që duam të shikojmë !

Një  psikoanalist  ishte i  bindur  se  po të  shikoje  në  ëndërr  peshq  ishte  shkaku  i  të  gjitha çrregullimeve  psikologjike. Kur  pacientët  shkonin  te  ai  dhe  fillonin  të  flisnin  për  problemet  e  tyre, analisti  i  ndërpriste  dhe i  pyeste :

Psikoanalisti : më falni, a  keni  parë  ëndërra  mbrëmë ? Pacienti : nuk e  di ..po, më  duket  se  po !

Psikoanalisti : mos  ndoshta  ke  parë  peshq ? Pacienti:  ah ,…jo, jo !

Psikoanalisti : po  çfarë  ke  ëndërruar  atëherë ? Pacienti :  po  ja,.. kam  ëndërruar  sikur  po  ecja  drejt  një  rruge.

Psikoanalisti :  mos  rastise  ndonjë  pellg  me  ujë  rrugës ? Pacienti :   mmm…nuk  e  di.

Psikanalisti: por  edhe  mund  ta  kesh  hasur , apo  jo ?Pacienti:  besoj  se po.

Psikoanalisti:  mund  të  ketë  pasur  peshq  në  atë  pellg ?Pacienti : Jo,  jo !

Psikoanalisti:  në  rrugën  që  pe  në  ëndërr  a  kishte  ndonjë  restorant ?Pacienti:  Jo !

Psikoanalisti : po  nuk  është  çudi  që  të  ketë  patur  apo  jo ?Pacienti:  eh,.. besoj  se  kishte  një  restorant !

Psikoanalisti:  mos   shërbenin   gjë peshk  në  atë  restorant ?Pacienti : po, ..meqënëse  bëhet  fjalë  për  restorant , ndoshta  shërbenin  dhe  peshk.

Psikoanalisti :  aha ! E  dija!  Ju  keni  parë  peshq  në  ëndërr….

Kur  dëshirojmë  diçka  kërkojmë  mënyrën  se  si  mund  ta  arrijmë  dhe  mendimi  është  instrumenti  kryesor  që  kemi  për  të  vendosur  çfarë  drejtimi  duhet  të  marim. Ashtu  si  psikoanalisti  te  kjo  histori, i  besojmë  kaq  shumë  mendimit  tonë  sepse  mendojmë  se  ai  është  i  drejtë, llogjik  dhe  racional. Në  psikologji  ky  mendim  quhet  “ mendimi  dëshirues ”. Ky  lloj  mendimi  është  thellësisht  i  influencuar  nga  dëshirat ,  pritshmëritë , projektimet  dhe  ëndërrat  tona. Shpesh  me  “ mendimin  dëshirues “  nuk  arrijmë  të  shohim  që  po  dalim  jashtë  rruge, shohim  vetëm  gjëra  që  na  pëlqen  të  shohim, nxjerrim  konkluzionet  që  duam  të  nxjerrim  duke   injoruar   realitetin.

“ Mendimi  dëshirues “ në  vetvete  nuk  është  negativ. E  rëndësishme  është  ta  përdorim  në  favorin  tonë. Në  të  vërtetë  në  thelb  dëshira  jonë  ka  një  fuqi  të  madhe  motivuese  që  mund  ta  shfrytëzojmë  nëpërmjet   teknikës  WOOP (Wish, Outcome, Obstacle  and  Plan) që  është :

1.DëshiraMendoni  diçka  që  dëshironi  shumë  fort. Kjo  dëshirë  bëhet  një  objektiv  i  realizueshëm.Kini  parasysh  që  ndërkohë  që  dëshirat  mund  të  jenë  të  vakëta  dhe  të  përgjithshme, objektivi  duhet  të  jetë  konkret  dhe  i  matshëm.2.Rezultati :Imagjinoni  rezultatin  më  të  lartë  të  mundshëm. Lëreni  veten  që  ndjesia  e realizimit  të  tij  t’iu  mbushë.3.Pengesa : Kthehuni  në  ralitet. Përqëndrohuni  te  ngërçet  që  ju  pengojnë  të  arrini  këtë  objektiv  dhe  veçoni  më  të  madhin. 4.Projekti: Mendoni  për  zgjidhjet  e  mundëshme  dhe  zgjidhni  një  veprim  konkret  që  iu  lejon  ta  kapërceni  këtë  pengesë.

26/tetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe