Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur të tjerët na ndikojnë negativisht.

 

Ideja  dhe  bindjet  që  kemi  për  identitetin  tonë  janë  ato  që  influencojnë  sjelljet  tona  dhe  ose  na  bëjnë  të  fluturojmë  lart  ose  të  mbetemi  në  vendnumëro.

Historia  e  shkëlqyer  e  Anthony  De  Mello  tregon  për  një  fshatar  i  cili  rrugës  për  në  shtëpi  gjeti  nje  vezë  shqiponje . Ai  e  mori  vezën  dhe  e  vendosi  me  vezet  e  nje  pule  klloçkë . Shumë  shpejt  veza  çeli  mes  zogjve  te  tjere. Pergjate  gjithe  jetes  shqiponja  bëri  ate  qe  bejne  dhe  pulat  e  tjera : – kerkoi  mes  plehrave , hëngri  insekte , krimba  dhe  fluturoi  ndonjehere,  por  ashtu  si  gjithe  pulat  e  tjera  bëri  vetë  disa  metra  dhe  pastaj  u  rrezua  përdhe. Shqiponja  u  rrit  dhe  nje  ditë  vuri  re  diçka  mbi  krye. Ishte  nje  zog  qe  fluturonte  mes  reve  gjithë  hijeshi . – Kush  eshte  kjo ? – pyeti  shqiponja.- Nje  pule  aty  pranë  i  pergjigjet. – Kush  eshte  ajo !? – Eh .., ajo  eshte  nje  shqiponje , eshte  padronia  e  qiejve, eshte  “mbreti  i  shpendëve”, – por  mos  u  merakos  per  kete ! – Ato  i  perkasin  qiellit  ne  i  perkasim  tokes. Jemi  te  ndryshme . Nuk  do  te  mund  te  jesh  kurre  si  ato… – Keshtu  shqiponja  jetoi  dhe  vdiq  si  pulë , sepse  mendonte  se  ishte  një  pulë.

Kjo  histori  na  bën  të  mendojmë   për  sa  e  sa  persona (mes  tyre  edhe  ne) që  jetojne  si  pula  ndonese  kane  lindur  shqiponja. Hasim  shume  njerez  që  vendosin  te  jetojne  me  ulët  sesa  potenciali  që  kanë . Për  shumë  nga  ne  të  marësh  fluturimin  e  të  ngjitesh  lart  është  para  së  gjithash  çështje  mendësie  dhe  mendësia  formohet  nëpërmjet  studimeve  dhe  praktikave, por  edhe  nëpermjet  gjërave  qe  na  thonë  të  tjerët. Ndoshta  nuk  e  vemë  fare  re, por  ato  që  na  thonë  të  tjeret  na  influencojnë  thellë  për  mirë  apo  për  keq  qofshin.

– E  pra  pyete  veten  se : ç’lloj  personash  po  lejon  të  rrinë  afër  teje  dhe  të  keshillojne, inspirojne, ndikojne ! Kë  lexon  në  facebook , kush  të  shkruan  në  email , çfarë  revistash  blen, çfarë  programi  televiziv  apo  çfarë  librash  lejon  të  hyjnë  në  mendjen  tënde  dhe  influencojne  zgjedhjet e  tua, zakonet e  tua , mënyren  tënde  si  sheh  boten  dhe  veten ? – Duhet  t’a  pranojmë ; – të  mendosh  qe  nuk  jemi  te  ndikueshëm  nga  çfarë  na  rrethon  eshte  utopike, por  nje  gje  mund  ta  seleksionojme  me  kujdes ; mund  të  vendosim  ne  vete  se  cili  do  te  jete  drejtimi  nga  influencohemi; – do  te  jete  nga  ata  qe  arsyetojne  si  pule, apo  nga  ata  qe  arsyetojne  si  shqiponje !? – Do  të  lemë  të  influencohemi  nga  ata  që  na  bëjnë  të  besojmë  që  nuk  vlejmë  apo  nga  ata  që  guxojnë  dhe  besojnë  në  vlerën  e  perpjekjeve !? Të  mund  të  zgjedhim  se  çfarë  të  besojmë  ne  kokën  tonë  të  lirë, kë  të  frekuentojme  dhe  kë  jo, çfare  librash  të  lexojme, çfarë  programesh  Televizive  të  mos  shohim, nuk  eshte  gjë  e  pakët,  madje  eshte  nje  pergjegjesi  e  jona  të  cilen  nuk  mund  t’jua  lemë  të  tjerëve  ne  dorë !! 

Tani  për  tani  le  të  reflektojme  mbi  metaforen  e  shqiponjës  që  besonte  se  ishte  një  pulë. Do  thoni  ju  qe  ka  dhe  këndvështrime  të  tjera. Sigurisht  që  ka ; – ka  plot  pula  që  besojnë  se  janë  shqiponja  dhe  hiqen  si  të  tilla…

(tregime  terapeutike)                                                                                      18/nentor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe