Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kush e pret i pari trungun e pemës ?
“Dy druvarë te palodhur punonin gjithë ditën ne pyll. Kishin të dy shumë vullnet , ishin të fortë fizikisht njësoj dhe perdornin të njëjtën lloj sopate per te prere trungjet . Nje dite vendosen te benin nje gare mes tyre per te pare se kush do ta priste me shpejt trungun e pemes. Pemet kishin te dyja te njejten trashesi . I pari nisi me nje ritëm te mire dhe filloi ta godiste trungun pa pushuar as edhe nje minut. Here pas here degjonte qe rivali i tij bente nje pushim rreth 10 minuta çdo një orë. Kjo gje e bente te ndihej shume i sigurte. Mendonte se e kishte fitoren ne xhep…por ne fund te dites pati nje surprize te hidhur. Druvari tjeter edhe pse e kishte nderpre punen e tij disa here e kishte perfunduar prerjen e pemes nderkohe qe ai vete ishte ende ne gjysem te trungut. Nuk po ju besonte syve dhe psheretiu i deshperuar…Hëm…si eshte e mundur..nuk po mar vesh fare se ç’po ndodh !- Si ja bere qe e preve trungun me shpejt se mua nderkohe qe pushoje çdo një ore ? – Druvari tjeter ju pergjigj buzagaz. – e paske pare mire qe une ndaloja çdo nje ore. Ajo qe nuk ke pare eshte çfare beja gjate pushimit; – Mprihja tehun e sopatës !!”
Kjo ngjarje na meson se nuk mjafton vetem vullneti i mire dhe impenjimi per te qene eficent. – duhet te mesojme te mprehim tehun tone ! …Duhet te sigurohemi pra qe te kemi ne dispoziocion instrumentat me te pershtatshem per ta bere sa më mire punen tone dhe te sigurohemi qe çdo here ato te vazhdojne te jene te perditesuara, te jene eficente. Atehere pra pyete veten ! – Kush eshte tehu yt qe duhet mprehur ? – Per disa nga ne te mprehesh tehun do te thote te ndjekesh kurse formimi te reja, ne menyre qe te kemi ne dispozicion instrumentat , teknikat dhe idete me te reja te fushës. Per disa te tjere mund te jete e nevojshme puna me vetveten per tu bere persona me te mire, ose te pasurojne dimensionin e tyre shpirteror dhe dhjetra gjera te tjera. Ciladoqoftë “arma” jote kujto se te ndalesh pak kohë , nuk do te thote detyrimisht te humbasesh kohe . Nuk mjafton vetem “të bësh” , por nevojitet njohje e mire e situates , aplikimi i strategjise së duhur dhe instrumenta te pershtatshem. Qetesohu pra nje minut, mbushu me fryme thelle, mer kohen e nevojshme dhe mprehe tehun tënd !
Ja kushtoj kete postim gjithe atyre qe punojne pareshtur nga mëngjesi në darkë…Eshte rasti te pushojnë nje çast per te riorganizuar idete dhe rifituar energji te reja ❤
(tregime terapeutike) 30/qershor/2018