Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kush i ka dërguar këto lule ?
” Një ditë , një grua e re mori dhuratë një dyzinë me trëndafila me nje biletë të vogël në të cilën shkruhej: “ nga një person që të do shumë.” Bileta nuk kishte asnjë nënshkrim. Kush ia kishte dërguar vallë këtë tufë me lule ? Gruaja nuk kishte ndonjë lidhje sentimentale këto kohët e fundit. Filloi të merte me mend se kush mund të ishte dërguesi . Mendja i shkoi te lidhjet e dikurshme , te njohjet e reja … apo ndoshta ishin mamaja dhe babai ? – ndonjë koleg i punës ?… I kaloi nepermend pothuajse të gjithë . Në fund mori në telefon një shoqen e saj të ngushtë ne menyre qe ajo t’a ndihmonte për të zbuluar këtë mister. Një frazë e mikeshes së saj e beri të reflektonte shumë . – Më thuaj , mos mi ke derguar ti lulet ? – “ Po ! ”- iu pergjigj shoqja. – “ Po përse mi ke dërguar ” ? – “ Sepse herën e fundit që kemi folur ishe shumë e dëshpëruar ….Doja që të kaloje një ditë duke menduar për të gjithë personat që të duan. ”
(tregime terapeutike ) 17 / prill / 2017